KËRKO

Dokumentacioni që duhet të plotësojnë nxënësit e Shkollave Profesionale dhe ato të arsimit parauniversitar për të përfituar bursë në bazë të VKM 666, datë 10.10.2019​

Dokumentacioni i nevojshëm për përfitim burse për vitin akademik 2019-2020:

Dokumentet që duhet të plotësojnë nxënësit e vitit të pare për të përfituar bursë në bazë të VKM nr.666 datë 10.10.2019” Për kuotat financiarë të ushqimit në mensa e konvikte dhe përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike”

Nxënësit, të cilët ndjekin arsimin parauniversitar me kohë të plotë dhe arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike, përfitojnë bursë brënda kuotave dhe kritereve, si më poshtë vijon:

2.1 Kriteri ekonomik:

a) nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët ndjekin procesin mësimor në largësinë mbi 5km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, që plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që akomodohen në konvikte publike;

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.

• Çertifikatë familjare e nxënësit.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është rëgjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

• Vërtetim për vlerën e ndihmës ekonomike kur familja e përfiton ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme dhe shuma ( Sektori i Ndihmës Ekonomike të firmosur nga P/Nd/ekonomike dhe Kryetari i njësisë).

• Vërtetim për të ardhurat mujore të secilit anëtar të familjes mbi moshën 18 vjeç nga qëndra e punës kur janë në marrëdhënie pune (Qëndra e Punës). 

• Vërtetim për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç që janë të rregjistruar si punëkërkues të papunë nga (Zyra e Punësimit).

• Vërtetim për vëllezërit dhe motrat që janë nxënës ose student ku të jetë e përcaktuar nëse trajtohen ose jo me bursë dhe nëse kanë aplikuar për bursë për vitin akademik 2019– 2020 (nga shkolla apo fakulteti përkatës).

• Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore ku të jetë e përcaktuar nëse prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes mbi moshën 18 vjeç  marrin ose jo pension dhe shtesa të tjera (Zyra e Sigurimeve Shoqërore).

• Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

• Vërtetim nga Qarku(kadastra) që disponon ose jo tokë bujqësore për të dy prindërit, në rastin që disponon të jetë e përcaktuar në m2 dhe të ardhura totale që përfitojnë prej saj.

• Vërtetim nga Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo pronë për të dy prindërit (shtëpi,dyqan,lokal etj).

• Vërtetim nga konvikti ku janë regjistruar.

b) nxënësit e arsimit parauniversitar, të cilët banojnë në zonat rurale që nuk kanë shkollë 9- vjeçare brënda rrëzes prej 5 km, të cilët plotësojnë kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, dhe që akomodohen në konvikte publike.

• Dokumentacioni njësoj si në pikën (a) shtohet dhe vërtëtimi i konviktit ku janë akomoduar.

c) nxënësit, fëmijë të familjeve në nevojë, me ndikim në uljen e nivelit të “braktisjes shkollore”, që janë regjistruar në arsimin bazë, por, në pamundësi financiare, nuk ndjekin arsimin bazë.

2.2 Kriteri i rezultateve të arritura:

Nxënësit e arsimit profesional, të cilët kanë mbaruar vitin shkollor paraardhës me notën mesatare 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë).

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme profesionale për përfitim burse.

• Çertifikatë familjare e nxënësit. 

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi. 

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,si dhe nota mesatare e vitit paraardhës. 

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

2.3 Kriteri joekonomik:

a) nxënësit, të cilët kanë përfituar statusin e jetimit;

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mësme për përfitim burse.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën dëgë dhë në cilin vit shkollor është.

• Nxënësit me statusin e jetimit duhet të paraqesin statusin ose fotokopje e noterizuar  të këtij statusi të përfituar nga Shërbimi Social Shtetëror pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale..

• Çertifikatë familjare 

• Çertifikatën e vdekjes së të  dy prindërve

• Vërtetim nga sekretaria ku është rregjistruar dhe vazhdon studimet,nxënësi.

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë  ose jo aktivitet privat.

b) nxënësit, të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë;

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.

• Çertifikatë familjare e nxënësit.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor eshtë.

• Nxënësi që ka humbur kujdestarinë prindërore të dorëzoj vendimin e gjykatës së formës së prerë të humbjës së kujdestarisë nga të dy prindërit, nga (Gjykata e Rrethit).

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

c) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkollës së mesme për përfitim burse.

• Çertifikatë familjare e nxënësit.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

• Vërtetim origjinal ose fotokopje e noterizuar të lëshuar nga KMCAP( Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë)për nxënësin me aftësi të kufizuar.

• Vërtetimi për pagesën e aftesise se kufizuar te leshuar nga zyra perkatese.

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë  ose jo aktivitet privat.

ç) nxënësit, të cilët gëzojnë statusin ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar Bashkise Durrës për përfitim burse.

• Çertifikate familjare e nxënësit.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

• Vertetim origjinal ose fotokopje e noterizuar te leshuar nga KMCAP( Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesise per Punë)per nxenesin me aftesi te kufizuar.

• Vertetimi per pagesen e aftesise se kufizuar te leshuar nga zyra perkatese.

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë  ose jo aktivitet privat.

d) nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit;

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar Bashkise Durrës për përfitim burse.

• Çertifikate familjare e nxënësit.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

• Vertetim origjinal ose fotokopje e noterizuar te leshuar nga KMCAP( Komisioni Mjeksor i Caktimit te Aftesise per Punë)per prindin me aftesi te kufizuar.

• Vertetimi per pagesen e aftesise se kufizuar te leshuar nga zyra perkatese.

• Vertetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve per te gjithe anetaret e familjes mbi moshen 18 vjec, ushtrojnë ose jo aktivitet privat.

dh) nxënësit e pakicës kombëtare rome dhe egjiptiane, të cilët regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkolles se mesme për përfitim burse.

• Çertifikate familjare e nxënësit.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vertetim nga shoqata e Romëve.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë  ose jo aktivitet privat.

e) nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror;

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkolles se mesme për përfitim burse.

• Çertifikate familjare e nxënësit.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

• Vendim gjykate I formës së prerë që kanë humbur kujdesin prindëror.

• Vërtetim nga Ministria e Brendshme që jane trajtuar si viktima te trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror.

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë  ose jo aktivitet privat.

ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkolles se mesme për përfitim burse

• Çertifikate familjare e nxënësit.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

• Çertifikate vdekje te prindit qe ka rene ne krye te detyres.

• Vërtetim nga Ministria përkatëse që vërteton këtë status.

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë  ose jo aktivitet privat.

f) nxënëset (vajza), të cilat ndjekin drejtimet mësimore mekanikë, elektroteknikë, elektronikë, përpunim druri, gjeodezi, shërbim mjete transporti, termo-hidraulikë;

• Kërkesë nga nxënësja apo kryefamiljari drejtuar shkolles se mesme për përfitim burse

• Çertifikate familjare e nxënëses.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë  ose jo aktivitet privat.

g) nxënësit me një prind.

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkolles se mesme për përfitim burse.

• Çertifikate familjare e nxënësit.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

• Çertifikate vdekje te prindit. 

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë  ose jo aktivitet privat.

2.4 Kriteri i degëve parësore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm:

a) nxënësit, të cilët ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional në drejtimet mësimore bujqësi, veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji- miniera dhe shpim e shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit;

b) nxënësit me vendbanim të përhershëm në Dibër, Bulqizë, Mat, Kukës, Has, Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet, Skrapar dhe Tepelenë.

• Kërkesë nga nxënësi apo kryefamiljari drejtuar shkolles se mesme për përfitim burse.

• Çertifikate familjare e nxënësit.

• Vërtetim  banimi nga  njësia e vetqeverisjes vendore ku banon nxënësi.

• Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është regjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi,në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.

• Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjec, ushtrojnë  ose jo aktivitet privat.

 

3. Nxënësit e të gjitha kategorive të mësipërme nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të saj kur:

• janë ndarë nga trungu familjar;

• familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private;

• deklarohen mbetës apo përsëritës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

Dorëzimi i dokumentacionit të mësipërm, nga komisionet e shkollave, sipas kriterit përfitues ku nxënësit  studiojnë të kryhet deri në datën 25 Nëntor 2019.

Njesitë  Administrative të dorëzojnë brenda datës 25 Nëntor 2019 dokumentacionin përkatës të nxënësve të viteve të para që studiojnë në shkollat e mesme profesionale në bashki të tjera të Shqipërisë.