Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Cooperation Development Institute/CDI dhe Autoritetin Portual Durrës, janë në fazën e zbatimit të projektit PoWER. Në këtë kuadër, nga CDI është iduar një video promovuese me qëllimin për të përhapur sa më shumë detyrat që rrjedhin nga Marrëveshja e Bashkëpunimit e nënshkruar më 30 janar 2020, midis Bashkisë Durrës, CDI, Autoritetit Portual Durrës, Hekurudhës Shqiptare sh.a dhe Universitetit “Aleksander Moisiu” Durrës.

Ju ftojmë të gjithëve që të ndiqni këtë video promovuese për të dëgjuar mesazhet kryesore nga përfaqësuesit e institucioneve nënshkruese, fokusuar në:

? adresimin e nevojave të #efiçensës së energjisë në Portin e Durrësit? si një model për t’u ndjekur edhe nga institucione apo ndërtesa te tjera publike e private;

 

? investimin në kapacitetet  kërkimore dhe zhvillimore përmes projekteve konkrete të bashkëpunimit.