Në kuadër të programit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3% interes, Bashkia Durrës ju njofton se çdo qytetar mund të aplikojë pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, sipas dokumentacionit të poshtë shënuar.

Familjet të cilat kanë aplikuar para daljes së këtij njoftimi, ose janë shpalluar përfitues me Vendimet e Këshillit Bashkiak ndër vite, duhet të kryejnë rifreskimin e dokumentacionit, në përputhje me kërkesat për dokumentacion si më poshtë.

Dokumentacioni:

a) Për të dhëna personale të aplikantit:

i. çertifikata e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile;

ii. vërtetimi për vendbanimin në njësinë e vetqeverijes vendore ku kërkohet strehimi  social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;

b) Për vërtetimin e kushteve të strehimit, sipas pikës (a) të nenit 16 të ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”:

i. vërtetimi nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes;

ii. vërtetimin nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit;

iii. vërtetimi nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për familjet, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;

Vërtetim nga ALUIZNI që aplikanti apo çdo pjestar tjetër i familjes në moshë madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese.(origjinale)

iv. akt verifikimi nga njësia vendore për:

– banesat në rrezik shembje; 

– rastet kur familja ka mbetur e pastrehë si rezultat i fatkeqësive natyrore;

– banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit;

v. vendimin e gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;

c) Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas germës (b) të nenit 16:

i. Çertifikatë familjare; (Kopje e dokumentave të identifikimit (pasaportë ose letërnjoftim) për çdo pjestar familje.);

ii. vendimi i gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara;

d) Për vërtetimin e kushteve sociale, sipas germës (c) të nenit 16:

i. vërtetimi i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara;

ii. vërtetimi përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit;

iii. dokumentin që vërteton se ka ngelur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave të ish-pronarëve;

iv. dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;

v. dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Policisë së Burgjeve;

vi. dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për viktimat e dhunës në familje;

vii. vetëdeklarimin nëse individi/familja i përket komunitetit Rom ose Egjiptian;

viii. dokumenti i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin

ix. vetëdeklarimin se i përket grupimit LGBTI, dhe 

x. vërtetimin me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë nënë;

e) Për vërtetimin e kushteve ekonomike sipas germës (ç) të nenit 16:

i. vërtetimi i  të ardhurave neto të familjes, kur kjo është e mundur, ose  një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, bashkëlidhur dokumente zyrtare që e vërtetojnë këtë, nëse ka  përfshirë vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit dhe të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;

ii. dokumenti nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;

iii. vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;

iv. vërtetimi nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;

v. vërtetimi nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.

Afati i paraqitjes/rifreskimit të dokumentacionit është deri më datë 30.03.2021.

Link: Dokumentacioni që duhet të dorëzohet pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Bashkia Durrës, Sporteli i Strehimit Social