Me qëllim prezantimin e rezultateve të projektit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në zonën turistike Plepa-Golem, Bashkia Durrës ka marrë masat për organizimin e Dëgjesës Publike me grupet e interesit, për të bërë të mundur njohjen dhe ndikimin e këtij projekti në zhvillimin e zonës turistike. 

Dëgjesa publike do të zhvillohet ditën e Enjte, më datë 04.03.2021, në oren 10:00, në Sallën e Këshillit Bashkiak (Kati i II-të), pranë Bashkisë Durrës. 

Gjithashtu, në kuadër të marrjes së masave anti- COVID 19, Bashkia Durrës ka mundësuar organizimin e Dëgjesës edhe në versionin online në platformën digitale Zoom, në mënyrë që të sigurojmë aksesin për të gjitha ata aktorë të interesuar të cilët nuk mund të jenë prezent fizikisht në takimin që do të zhvillohet ditën e Enjte në Sallën e Këshillit Bashkiak. 

Lutemi si më poshtë vijon linku në platformën zoom:

https://zoom.us/j/2075853212?pwd=Q1hyNzdrOFRoOUFhTTR5WDhhVm92QT09