Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme midis të cilave edhe plani i përgjithshëm vendor i Bashkisë së Durrësit. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

1. Për miratimin e planit të përgjithshëm vendor të bashkisë Durrës.

2. Për miratimin e shpronësimit për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “zgjerimi territorial i varrezave të qytetit të Durrësit”.

3. Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 2 dhe Katund i Ri, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

4. Për miratimin e ndryshimit të aneksit 1, lista e subjekteve përfituese të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model, bashkëlidhur vkb-së nr. 13, datë 04.02.2021.

5. Për miratimin e listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.458, rruga “Bajram Tusha” i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.