Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

1. Miratimin e ndryshimit të VKB nr.55, datë 26.06.2020, përsa i përket listës emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.

2. Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1032 rruga “Aleks Komneni” dhe pallatin “kastrati” rruga”Ramadan Veliu” të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

3. Vijimin e proçedurës të prishjes së detyruar të një objekti banimi, pronë private (pallat), të ndodhur në njesinë administrative nr.5, Durrës, në zbatim të ekspertizës së thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.

4. Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive L.17 rruga “Lura”, pallatet nr.1 dhe 3 rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr.15 dhe 23 të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*