Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

1. Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin mars 2021.

2. Për miratimin e ndryshimit të vkb nr.55, datë 26.06.2020, nr. 64, datë 07.07.2020, nr. 70, datë 20.07.2020, nr. 81, datë 10.08.2020 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.

3. Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 2, 4, 5, 6, Rrashbull, Sukth, Katund i Ri, Ishëm, Manëz, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

4. Për miratimin e listës së katërt të 44 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.

5. Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë të mbetura të pastreha si pasojë e shembjes së banesave të tyre në zbatim të projektit të rindërtimit sheshi dyzh, zona 4 Durrës Spitallë.

6. Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së njëmbëdhjetë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve shkaktuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

7. Për miratimin e ndryshimit të vkb nr.55, datë 26.06.2020, nr. 64, datë 07.07.2020, nr. 70, datë 20.07.2020, nr. 81, datë 10.08.2020, vkb nr.100, datë 30.09.2020, vkb nr. 129, datë 24.12.2020, vkb nr. 15, datë 22.02.2021 si dhe vkb nr. 11, datë 04.02.2021 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit të rikonstruksionit për banesat e dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.