Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan këto dy vendime të rëndësishme:
1 – Për miratimin e listës së pestë të 35 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
2 – Për miratimin e skenarit të menaxhimit të mbetjeve, bazuar në vendimin nr. 6 datë 20.05.2021 të komitetit për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe vendimin nr. 3 datë 02.06.2021 të këshillit të qarkut Durrës.
June 10, 2021