Për vitin akademik 2021-2022, Universiteti Polis i është drejtuar Bashkisë Durrës me kërkesën e tij për bashkëpunim me nr. 4132/21 prot., datë 14.05.2021, duke i akorduar maturantëve të kësaj Bashkie 10 (dhjetë) bursa studimi. Këto bursa konsistojnë në zbritje 50% të tarifës së studimit në programet e mëposhtme:
- BSc.Inxhinieri Ndërtimi
- BSc. Studime Mjedisore
- BSc. Shkenca Kompjuterike
- MSc. Planifikim dhe Menaxhim Urban
- Shkollë profesionale 2 vjeçare (pa shkëputje nga puna) në Efiçensë Energjitike
- Shkollë profesionale 2 vjeçare (pa shkëputje nga puna) në Mirëmbajtje rrjete Kompjuterike
Maturantët të cilët dëshirojnë të studiojnë në këto degë duhet të plotësojnë kushtin e mesatares mbi 8 (duke iu referuar mesatares së llogaritur me VKM), mund t’a përfitojnë këtë bursë për të 3 vitet e studimit, me kusht ruajtjen e nivelit dhe cilësisë në çdo vit të studimit.
Mirëpresim të gjithë maturantët që plotësojnë kushtet e mësipërme të paraqesin një kërkesë pranë Bashkisë Durrës brënda datës 22 Qershor 2021.
June 15, 2021