Është zhvilluar mbledhja e Komitetit Drejtues të Mekanizmit të Reagimit të Koordinuar Kundër Dhunës në Familje i cili kryesohet nga kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako. Ky komitet miratoi Protokollin e “Menaxhimit të Rasteve të Dhunës Seksuale tek të Rriturat dhe të Rriturit në nivel vendor permes qasjes së koordinuar shume-sektoriale të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Komitet përbëhet nga drejtues të institucioneve rajonale, të shoqërisë civile dhe të qendrave që ofrojnë shërbime. Në këtë takim kryebashkiakja Sako e vuri theksin tek mirë funksionimi i Mekanizmit të Reagimit të Koordinuar kundër Dhunës në Familje nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit dhe rritjes së përgjegjësive për secilin aktor pjesë të mekanizmit. Gjatë takimit u diskutuan sfidat e hasura gjatë vitit 2020-2021. Mbrojtja e grave do të jetë vazhdimisht në fokus të vecantë si dhe roli i anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Rasteve dhe përmirësimi i shërbimeve nga aktorët. Mbledhjet e Komitetit Drejtues do të zhvillohen 1 herë në 3 muaj. Bashkia e Durrësit në buxhetin e ardhshëm do të ketë fond specifik për bonusin e qerasë për Viktimat e Dhunës në Familje dhe pjesë e planit të strehimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*