Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës në sallën e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” duke zbatuar protokollin e sigurisë së institucionit, për masat e marra kundër Covid –19, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë mbledhje ku mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako janë miratuar të gjitha vendimet e rendit të ditës me përjashtim të pikës 5 “Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr.32, datë 26.03.2021 përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, lagja nr.17, rruga “Lura”, Durrës të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, për të cilën këshilltarët kanë kërkuar më shumë kohë për tu njohur me materialet ndaj kjo pikë u shty për mbledhjet e ardhshme. Ja cilat janë të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

-Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin korrik 2021.
-Për një ndryshim në vkb nr.127, datë 24.12.2020 “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2021” në lidhje me dhënien në përdorim të palestrave të shkollave të arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm për zhvillimin e aktiviteteve sportive pas programit mësimor dhe në ditët e pushimit.
-Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të objektit pallati Xhafzotaj me kod gis 74731, rruga “Gjon Kastrioti”, njësia administrative Rrashbull, Durrës.
-Për miratimin e ndryshimit të vkb-së nr.123, datë 24.12.2020 “për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2021, si dhe projektbuxhetin afatmesëm të bashkisë Durrës për vitet 2021-2023”.
-Informacion për nxjerrje jashtë përdorimi ndërmarrja komunale plazh.
-Për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 8,985,373.3 (tetëmilion e nëntëqind e tetëdhjetë e pesëmijë e treqind e shtatëdhjetë e tre lekë e tridhjetë qindarka), për pasuritë, pronë private, sipas tabelës së hartuar nga grupi i punës, i ngarkuar për kryerjen e vlerësimit paraprak, dhe është pjesë e këtij vendimi, që preken nga investimi “rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve “Ksanthipi Zyko” dhe “Abdyl Ypi”.
-Për miratimin e listës së përfituesve që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale në njësitë administrative nr. 3, 5, 6, bashkia Durrës, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
-Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit, banorë të 4 pallateve në lagjen nr.17, rruga “Ahmet Dakli”, pallati nr.15, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
-Mbi miratimin për prishjen e detyruar të ndërtesës, të shkollës së mesme “Dhosi Liperi”, që mban nr. 4, të listës, që me vkm nr. 297, datë 28.4.2010, ka kaluar në pronësi të bashkisë Sukth (sot bashkia Durrës), për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe struktura e objektit në gjendjen ekzistuese nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për një vend sizmik siç është Durrësi, kjo sipas aktekspertizës së realizuar nga shoqëria “Arkimade shpk”, i konfirmuar nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake të pronave, të shkollës së mesme “Dhosi Liperi”, që mban nr. 4 të listës së tranferimit, me vendodhje në qendër Sukth, njësia administrative Sukth, që me vkm nr. 297, datë 28.4.2010, bën pjesë në listën paraprake të pronave të bashkisë Sukth (sot bashkia Durrës).
-Për një shtesë në vkb nr.12, datë 12.03.2020 në lidhje me vendbazimet e mjeteve lundruese.