Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

  • Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin shtator 2021.
  • Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr.76, datë 28.06.2021 përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.458, rruga “Bajram Tusha”, Durrës, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Për miratimin e përdorimit të fondit prej 3.600.000 lekë për objektin “studim projektim për rikonstruksionin e rrugës “Adria” nga rotonda e urës së dajlanit deri tek rotonda pranë stacionit të trenit”, kursyer nga proçedura e prokurimit me objekt “rikonstruksion rruga “Papa Klementi i dytë”.
  • Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, që i përket shkollës së mesme “Naim Frasheri”, që mban nr. 158, të listës së transferimit, që me vkm nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe është rekomanduar të prishet e të ndërtohet nga e para, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e hartuar nga studio shoqëria “Arkonstudio” shpk dhe oponencës teknike të kryer nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronës me emërtimin shkolla e mesme “Naim Frasheri”, që mban nr.158 të listës së transferimit, që me VKM nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës.
  • Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, që i përket shkollës fillore, cikli i ulët (kopsht) Bizë, njësia administrative Ishëm, që mban nr. 12, të listës së transferimit, që me VKM nr. 295, datë 02.05.2012, ka kaluar në pronësi të ish komunës Ishëm (sot bashkia Durrës), për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe është rekomanduar të prishet e të ndërtohet nga e para, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e hartuar nga studio shoqëria “Arkonstudio” shpk dhe oponencës teknike të kryer nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronës me emërtimin shkolla fillore, cikli i ulët (kopsht), që mban nr.12 të listës së transferimit, që me VKM nr. 295, datë 02.05.2012, ka kaluar në pronësi të ish komunës Ishëm (sot bashkia Durrës).
  • Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, që i përket shkollës 9-vjeçare dhe kopshti “Eftali Koçi”, që mban nr. 150, të listës së transferimit, që me vkm nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe është rekomanduar të prishet e të ndërtohet nga e para, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e hartuar nga studio shoqëria “Arkonstudio” shpk dhe oponencës teknike të kryer nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronës me emërtimin shkolla e mesme “Eftali Koçi”, që mban nr.150 të listës së transferimit, që me VKM nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës.
  • Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, që i përket shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”, që mban nr. 157, të listës së transferimit, që me VKM nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe është rekomanduar të prishet e të ndërtohet nga e para, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e hartuar nga studio shoqëria “Arkonstudio” shpk dhe oponencës teknike të kryer nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronës me emërtimin shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti”, që mban nr.157 të listës së transferimit, që me VKM nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës.
  • Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, që i përket shkollës së mesme “Bernardina Qeraxhia”, që mban nr. 164, të listës së transferimit, që me vkm nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe është rekomanduar të prishet e të ndërtohet nga e para, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e hartuar nga studio shoqëria “Arkonstudio” shpk dhe oponencës teknike të kryer nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronës me emërtimin shkolla e mesme “Bernardina Qeraxhia”, që mban nr.164 të listës së transferimit, që me VKM nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës.
  • Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës, që i përket shkollës së mesme “Olsi Lasko”, që mban nr. 159, të listës së transferimit, që me VKM nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe është rekomanduar të prishet e të ndërtohet nga e para, kjo sipas aktekspertizës së thelluar e hartuar nga studio shoqëria “Arkonstudio” shpk dhe oponencës teknike të kryer nga Instituti i Ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronës me emërtimin shkolla e mesme “Olsi Lasko”, që mban nr.159 të listës së transferimit, që me VKM nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi të bashkisë Durrës.
  • Për miratimin e ndryshimit të VKB-së nr. 64, datë 07.07.2020 përsa i përket listës emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin e banesave të dëmtuar si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Për miratimin e ndryshimit të VKB nr.55, datë 26.06.2020, VKB nr. 64, datë 07.07.2020, VKB nr.70, datë 20.07.2020, VKB nr.115, datë 30.09.2020,VKB nr. 11, datë 04.02.2021, VKB nr. 15, datë 22.02.2021 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.
  • Për detajimin e fondit të përfituar në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr.514, datë 18.09.2021 “për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e zbatimit, mbikëqyrjes dhe kolaudimit për rehabilitimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – ish kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit dhe caktimin e bashkisë Durrës si njësi zbatuese.
  • Për miratimin e listës së gjashtë të 38 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
  • Për miratimin e listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale në njësitë administrative nr. 4, 5, si dhe njësisë administrative Sukth, bashkia Durrës, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë, të mbetura të pastreha, si pasojë e shëmbjes së banesave të tyre (pallate), shkaktuar nga prishja e detyruar, sipas ekspertizave të thelluara, hartuar nga Instituti i Ndërtimit Tiranë.
  • Për miratimin e disa shtesave në aneksin 2 bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 30, datë 26.03.2021, përsa i përket listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin kastrati, rruga “Ramadan Veliu”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1 bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 32, datë 26.03.2021, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, lagja.17, rruga “Lura”, pallatet nr.1&3, dhe rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr.15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1 bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 77, datë 28.06.2021, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 3, 5, 7 rruga “Bashkimi”, pallati nr. 1, rruga “Demokracia”, pallati nr.2/1, rruga “Progresit”, pallati nr.6, rruga “Milleniumi” dhe pallati nr.4, rruga “Minierës”, në njësinë administrative Manëz, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.