Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen  e  rradhës  në  sallën  e  qendrës  kulturore  “Aleksandër Moisiu” duke  zbatuar  protokollin  e  sigurisë së institucionit, për masat  e  marra  kundër  Covid –19, sipas  udhëzimeve  të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë mbledhje ku mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako janë miratuar të gjitha vendimet e rendit të ditës, u dëgjua raporti për sezonin turistik të vitit 2021 si dhe u zhvilluan diskutime të ndryshme. Ja cilat janë të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

-Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin tetor 2021.

-Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr.32, datë 26.03.2021, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, lagja nr.17, rruga “Lura”, Durrës të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

-Për disa shtesa dhe ndryshime në VKB 104, datë 31.08.2021 “për një shtesë në VKB nr.127, datë 24.12.2020 “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2021” në lidhje me miratimin e tarifës së ujit për ujitje.

-Për miratimin e përdorimit të fondit prej 7.816.200 lekë akorduar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për bashkinë Durrës, për subvencionimin e qirasë për familjet, që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e bonusit të strehimit.

-Për miratimin e planit të integritetit për bashkinë Durrës.

-Për miratimin e përdorimit të fondit prej 1.524.086 lekë akorduar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për grantin e menjëhershëm, për familjet që përfitojnë ulje të vlerës së kontratës.

-Për miratimin e ndryshimit të pikës 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 286, datë 13.08.2002 “strehimin e familjeve në apartamentet e banimit të magazinave të duhan cigares në zonën e Rrashbullit durrës sipas listës së miratuar me VKM-në nr.34, datë 20.01.2001, përsa i përket listës emërore të familjeve të strehurara në apartamentet e banimit të magazinave të duhan cigares në zonën e Rrashbullit Durrës.

-Për miratimin e ndryshimit të VKB nr. 74, datë 24.07.2020, VKB nr. 77, datë 10.08.2020, VKB nr. 86, datë 31.08.2020, VKB nr. 104, datë 31.10.2020, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.

-Për miratimin e listës emërore të familjeve përfituese të programit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3 % interes.

-Për miratimin e një shtese në aneksin 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 28, datë 05.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.458, rruga “Bajram Tusha”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.

-Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 77, datë 28.06.2021 “për miratimin e listës së përfituesve që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 3, 5, 7, rruga “Bashkimi” , pallati nr.1, rruga “Demokracia”, pallati nr.2/1, rruga “Progresit”, pallati nr.6, rruga” Mileniumi” dhe pallati nr.4, rruga”Minierës” në njësinë administrative Manëz, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.

-Për përcaktimin e mënyrës dhe rregullave për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura nga bashkia Durrës, në periudhën 23 shtator –tetor 2020, ndaj familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datës 21 shtator dhe 26 nëntor 2019.

-Për miratimin e disa shtesave në aneksin 2, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 22, datë 25.02.2021 “për miratimin e listës së subjekteve përfitues që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1062, rruga “26 Nëntori” dhe pallatin nr.14, rruga “Petraq Boshnjaku”, njësia administrative nr.2, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.

-Për miratimin e emërtimit të qendrës së re shëndetësore në njësinë administrative Ishëm, bashkia Durrës, “dr. Xhaferr Muharremi”.

-Për miratimin e përdorimit dhe detajimit të fondit prej 561.411.457 lekë pa tvsh në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 613, datë 20.10.2021 “për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në bashkinë Durrës”.

-Për miratimin e rregullores për proçedurat e zhvillimit të shorteut publik manual në bashkinë Durrës në kuadër të rindërtimit.

-Për miratimin e listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale në njësitë administrative nr. 4, 6, Manëz dhe Sukth, bashkia Durrës, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

-Për dhënien e dakordësisë për vijimin e proçedurave të heqjes nga fondi pyjor kombëtar për kompleksin turistik rezidencial dhe hotelier Lura – 5, për shoqërinë Lura shpk.