Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

  • Për miratimin e ndryshimit të tabelës së objekteve për përforcim, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 137, datë 28.10.2021 “Për miratimin e përdorimit dhe detajimit të fondit prej 561’411’457 lekë pa tvsh në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr. 613, datë 20.10.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në bashkinë Durrës”.
  • Për miratimin e listës së shtatë të 11 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
  • Për miratimin e disa ndryshimeve në aneksin 2, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 30, datë 26.03.2021 “Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1032, rruga “Aleks Komeni” dhe pallatin “Kastrati”, rruga “Ramadan Veliu” , të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.
  • Për miratimin e emërtimit të sheshit para Mauzoleumit të Dëshmorëve me emrin “Jorgji Ziu”, në territorin e bashkisë Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*