Në vazhdimësi të zbatimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2022-2024 në ambientet e shkollës “Jan Kukuzeli”, bashkia e Durrësit zhvilloi dëgjesën publike për Njesitë Administrative Nr.1,Nr.2,Nr.3,Nr.5.

Takimin e hapi Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako e cila thesksoi rëndësinë e zhvillimit të këtyre dëgjesave  duke mare mendimet dhe rekomandimet e qytetarëve mbi programet buxhetore për 3 vitet e ardhshme,  për shtyllat kryesore të buxhetit: ,paketën fiskale ,investimet në infrastrukturë si dhe investimet në arsim.

Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin  e 4 programeve buxhetore nga drejtorët e menazhimit për secilin program, për ti lënë më tej radhën diskutimeve dhe rekomandimeve të qytetarëve.

-Programi i Paketës Fiskale,

-Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Transportit Publik

-Programi i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar

-Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social

Kjo ishte dëgjesa e fundit publike në kuadër të Programit Buxhetor Afatmesëm 2022-2024 ku të pranishëm ishin përfaqësues të komunitetit të Njesive Administrative Nr.1,Nr 2, Nr.3 ,Nr.5 , grupe të interesit dhe përfaqësues të Komisioneve  të Këshillit Bashkiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*