Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen  e  rradhës  në  sallën  e  qendrës  kulturore  “Aleksandër Moisiu” duke  zbatuar  protokollin  e  sigurisë së institucionit, për masat  e  marra  kundër  Covid –19, sipas  udhëzimeve  të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë mbledhje ku mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako fillimisht është mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, si dhe në nderim të një personaliteti të shquar të sportit durrsak e atij kombëtar Vladimir Ajazi. Më pas mbledhja ka vijuar me miratimin e vendimeve të rendit të ditës si dhe u zhvilluan diskutime të ndryshme. Ja cilat janë të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

– Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin nëntor 2021.

– Për miratimin e ngritjes, përbërjes dhe funksionimin të këshillit teknik konsultativ pranë bashkisë Durrës.

– Për miratimin e përdorimit kundrejt tarifës, të palestrave të shkollave të arsimit 9 vjeçar dhe të mesëm për zhvillimin e aktiviteteve sporteve pas programit mësimor dhe në ditët e pushimit.

– Për miratimin e programit të punës së këshillit të bashkisë Durrës për periudhën janar 2022 – dhjetor 2022.

– Për një ndryshim në vkb nr. 617, datë 02.08.2019 “për zgjedhjen e anëtarëve, që do të përfaqësojnë këshillin bashkiak në këshillin e qarkut dhe pajisjen me mandatin e përfaqësimit”.

– Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1, 2, 5 dhe Ishëm, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

– Për miratimin e disa shtesave në aneksin 2, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 22, datë 25.02.2021 “për miratimin e listës së subjekteve përfitues, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1062, rruga “26 Nëntori” dhe pallatin nr.14, rruga “Petraq Boshnjaku”, njësia administrative nr.2, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

– Për miratimin e një shtese në aneksin 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 28, datë 05.03.2021, “për miratimin e listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.458, rruga “Bajram Tusha”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019” i ndryshuar.