Është zhvilluar me mjete të komunikimit elektronik mbledhja jashtë rradhe e këshillit bashkiak të Durrësit ku u miratuan disa vendime të rëndësishme. Ja të gjitha vendimet e miratuara në këtë mbledhje:

Për miratimin e ndryshimit të aneksit 4 të vkb-së nr.123, datë 24.12.2020 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2021, si dhe projektbuxhetin afatmesëm të bashkisë Durrës për vitet 2021-2023”.

Për miratimin e përdorimit dhe detajimit të fondit prej 388’182’835 lekë pa tvsh në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr.715, datë 24.11.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rikonstruksionit e të riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Mirditë”.

Për dhënien e dakordësisë për vijimin e proçedurave të heqjes nga fondi pyjor publik të territorit prej 27.500 m², në zbatim, të vendimit këshillit të ministrave nr. 561, datë 15.7.2020 “Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në fshatin Lalëz, njësia administrative Ishëm, bashkia Durrës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*