Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen  e  rradhës  në  sallën  e  qendrës  kulturore  “Aleksandër Moisiu” duke  zbatuar  protokollin  e  sigurisë së institucionit, për masat  e  marra  kundër  Covid –19, sipas  udhëzimeve  të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në këtë mbledhje ku mori pjesë nënkryetari i bashkisë Gentian Kallmi u miratuan vendimet e rendit të ditës si dhe u raportua mbi veprimtarinë audituese të drejtorisë auditimit brendshëm për vitin 2021. Ja vendimet e miratuara:

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin shkurt 2022

Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të objekteve në njësinë administrative nr. 3: 1. pallati me 11 kate, godina nr. 32, “Ushina”, lagja 5, rruga “Teodor Rupi”, kodi gis 22836, 2. pallati me 11 kate, godina nr. 8, lagja 5, rruga “Stefan Dhima”, “Ndregjoni” shpk, kodi gis 23206

Raport mbi veprimtarinë audituese të drejtorisë auditimit brendshëm (01.01.2021-31.12.2021)