Bazuar në urdhërin me nr. 194, datë 20.04.2022 Për ngritjen e grupit të punës për përzgjedhjen e ambientit privat që do të merret me qera nga ana e Bashkisë Durrës për t’u përdorur si zyra për Njësinë Administrative Nr. 3, në mbështetje të Ligji nr. 139/2015 Për vetëqeverisjen vendore, i ndryshuar, Ligji nr. 8561, datë 22.11.1999 Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik, i ndryshuar, dhe shkresës së njësisë Adminstrative nr. 3 me nr. 3236 prot, datë 20.04.2022. 

Për sa më lart grupi i punës, duke marë parasyshë numrin e punonjësve dhe detyrat funksionale që do të kryhen në këto ambiente, vlerësoi që pasuria që kërkohet të merret me qira të përmbush këto kritere:

  • Të jetë e përshtatshme dhe të përmbajë sipërfaqen e nevojshme për 4 zyra të cilat do të përdoren për; zyrën e administratorit, zyrën e administratorit të ndihmës dhe përkrahjes sociale, zyrën e gjëndjes civile dhe zyrën ku kompania ALEAT ushtron aktivitetin e saj për aplikimin për karta dhe pasaporta biometrike.
  • Të ketë një ambjent për pritjen e qytetarëve si dhe tualetin. 
  • Ambjenti që do të merret me qira të jetë brenda territorit të Njësisë Administrative Nr.3.
  • Të jetë në katin përdhe të objektit me një sipërfaqe duke filluar nga 130 m².
  • Afati i dorzimit të ofertave është 15 ditë mbas publikimit në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës.

Dokumentacioni që do të paraqesin konkurentët janë:

  • Kërkesa për dhënin me qira ku do të deklarohet oferta për vlerën e detyrimit mujor të qirasë.
  • Kartën e identitetit.
  • Dokumentin e pronësisë të njehsuar me origjinalin.
  • Deklaratë nëse është në ndjekje penale, si dhe nëse ka proçes gjyqsor në lidhje me ambientin.
  • Deklaratë se mban përgjegjësi ligjore për vërtetësinë e deklarimeve në dokumantacionin e dorëzuar.

Paraqitia e dokumentacionit do të kryhet pranë Bashkisë Durrës, në kati i parë, në zyrat e Marëdhenieve me Publikun, me datë 16.05.2022 dhe datë 17.05.2022.