Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës. Ja vendimet e miratuara:

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin prill 2022.

Për miratimin e planit të masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje dhe kullota të bashkisë Durrës për vitin 2022.

Për miratimin e përdorimit të fondit të rindërtimit të përfituar në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 167, datë 18.03.2022 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Durrës, Vorë, Kamzë dhe Rrogozhinë”.

Për miratimin e ndryshimeve në vkb-në nr.162, datë 23.12.2021 “Për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit profesional dhe konvikteve të shkollës së mesme profesionale “Beqir Çela” dhe shkollës së mesme teknologjike “Hysen Çela”, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2021-2022”.

Për miratimin e ndryshimit në vkb-në nr.163, datë 23.12.2021 “Për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar si dhe konviktit të shkollës së mesme sportive “Benardina Qeraxhia”, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2021-2022” të ndryshuar.

Për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr.158, datë 23.12.2021 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2022 si dhe projektbuxhetin afatmesëm të bashkisë Durrës 2022-2024”.

Për miratimin e përdorimit të fondit total prej 10,033,344 lekë për zbatimin e projektit “Rikonstruksioni i terrenit sportiv në shkollën 9 vjeçare “Fshat Rinia”, njësia administrative Katund i Ri, Durrës, si një kontribut i përbashkët midis bashkisë Durrës dhe World Vision Albania.