Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje ku mori pjesë edhe kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako janë miratuar të gjitha vendimet e rendit të ditës:

Për miratimin e ndryshimit të tabelës së detajimit të fondit, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 40, datë 09.05.2022 “Për miratimin e detajimit të fondit prej 2’303’173’480 lekë pa tvsh në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr.181, datë 30.03.2022 “për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në bashkitë Tiranë, Durrës, Shijak, Lezhë dhe Krujë” për shkak të një gabimi material.

Për miratimin e një shtese në aneksin nr. 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 30, datë 26.03.2021 “Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1032, rruga “Aleks Komneni” dhe pallatin “Kastrati” rruga “Ramadan Veliu” të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, duke përfshirë znj. Fatbardha Shehu.

Për miratimin e një shtese në aneksin nr. 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 77, datë 28.06.2021 “Për miratimin e listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 3, 5, 7, rruga “Bashkimi”, pallati nr. 1, rruga “Demokracia” pallati nr.2/1, rruga“Progresit”, pallati nr. 6, rruga “Mileniumi” dhe pallati nr.4, rruga “Minierës” në njësinë administrative Manëz, të dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, duke përfshirë z. Adem Kaculi.

Për miratimin e një ndryshimi në aneksin nr. 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 22, datë 25.02.2021 “për miratimin e listës të subjekteve përfituese, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1062, rruga “26 Nëntori” dhe pallatin nr. 14, rruga “Petraq Boshnjaku” njësia administrative nr. 2, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, lidhur me ndryshimin e strukturës së banimit të përfituar nga z. Avdul Veliaj.

Për miratimin e një shtesë në aneksin nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 22, datë 25.02.2021 “Për miratimin e listës të subjekteve përfituese, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1062, rruga “26 Nëntori” dhe pallatin nr. 14, rruga “Petraq Boshnjaku” njësia administrative nr. 2, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, duke përfshirë z. Fatmir Taullai.

Për miratimin e një shtesë në aneksin nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 22, datë 25.02.2021 “Për miratimin e listës të subjekteve përfituese, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr. 1062, rruga “26 nëntori” dhe pallatin nr. 14, rruga “Petraq Boshnjaku” njësia administrative nr. 2, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, duke përfshirë z. Zyhdi Shqiopa.

Për miratimin e ndryshimit të tabelës së detajimit të fondit, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr.42, datë 09.05.2022 për miratimin e përdorimit dhe detajimit të fondit prej 1.633.906.424 lekë pa tvsh në zbatim të vendimit të këshillit të ministrave nr.255, datë 29.04.2022 “për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e riforcimit të njësive individuale të banimit dhe njësive të banimit në ndërtesa (pallat), në bashkinë Durrës” për shkak të një gabimi material.