Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen  e  rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës. Ja vendimet e miratuara:

  • Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin korrik 2022.
  • Për miratimin e projektdokumentit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 të bashkisë Durrës.
  • Për miratimin e përdorimit të fondit prej 8’886’928 lekë, akorduar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për bashkinë Durrës, për subvencionimin e qirasë për familjet, që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e bonusit të strehimit.
  • Për miratimin e përdorimit të fondit prej 3’427’606 lekë akorduar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për grantin e menjëhershëm, për familjet që përfitojnë ulje të vlerës së kontratës.
  • Për miratimin e një shtese në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 34, datë 09.05.2022, përsa i përket listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.122, në njësinë administrative nr.4, rruga “Aleksandër Goga, i dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 37 datë 09.05.2022, përsa i përket listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.32, në njësinë administrative nr.3, rruga “Hysen Kertusha”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Për miratimin e një shtese në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 49 datë 31.05.2022, përsa i përket listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i proçesit të rindërtimit për pallatin nr.21, në njësinë administrative nr.2, rruga “Isuf Molla”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
  • Miratimin e listës së njëmbëdhjetë të 22 subjekteve përfituese të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
  • Për miratimin e një shtesë në aneksin nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 32, datë 26.03.2021 “Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, l.17, rruga “Lura”, pallatet nr.1&3, dhe rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr.15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, duke përfshirë znj. Kleva Hoxha.