NJOFTIM PËR TRAJNIMIN NJË DITOR PËR PJESËMARRËS NGA DURRËSI – SHQIPËRIA 

Me qëllim të zgjerimit të njohurive të Administratës Publike dhe ngritjen e shkathtësive juridike dhe proceduriale lidhur me Kodin e Procedurës Administrative dhe Procedurat e Përgjithshme Administrative, Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, në partneritet me Institutin Akademia Infinit Kosova dhe Akademinë Evropiane të Londrës me seli në Britani dhe me Institucionet në Shqipëri, shpall thirrjen për trajnimin një ditor, me temen:

“ADMINISTRATA PUBLIKE – FORMIMI I INSTITUCIONEVE DHE REFORMAT & SHQYRTIMI ADMINISTRATIV DHE PROCEDURAT ADMINISTRATIVE”

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë online duke plotësuar formularin në këtë link:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScWfkIRCdKVwsnDcu2jtzgQRpxfCyGQ9naVxZ7mHDr2nMn9Vw/viewform?fbclid=IwAR1BXJUAv-jM4Md_N3VniP-GTAJek1apYhrZ7ME-OfjJJnTdcgdB9pfU-0o

Trajnimi është i përshtatshëm dhe shumë i nevojshëm për të gjithë Zyrtarët Publik dhe çdo person tjeter nga Sektori Privat (edhe për qytetarët dhe studentet).

Trajnimi do të fokusohet tek:

• procedurat administrative,

• hartimi dhe shqyrtimi i Kërkesave, Ankesave dhe Akteve Administrative, në Shkallë të Parë dhe në Shkallë të Dytë Administrative;

• pushteti lokal dhe qëndror;

• ndërtimi i institucioneve publike;

• transferimi i kompetencave të institucioneve të menaxhuara nga misionet e OKB-së dhe kalimi i tyre në shtetin e pavarur;

• reformat e ndjekura dhe impakti në proceset e punës;

• prespektiva dhe risitë në Adiminstratën Publike;

*Trajnimi do të zhvillohet më datë 15.09.2021 në Durrës.

Orari dhe Lokacioni i saktë do i kumtohet aplikuesve/pjesëmarrësve të përzgjedhuri.

Ligjërues do të jenë Doktor të fushës dhe Ekspertë me përvojë shumëvjeçare në krijimin e institucioneve publike si edhe juristët më të përgatitur dhe me përvojë ndërkombëtare në shqyrtimin dhe vendosjen lidhur me Procedurat Administrative dhe Aktet Administrative.

 Aplikimi bëhet nëpërmjet formularit në google form, jo më vonë se data 04.09.2021. 

 

Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikatë pjesëmarrjeje.