Në kuadër të përgatitjes dhe hartimit të Buxhetit Afatmesëm 2023-2025, si dhe në kuadër të transparencës publike lidhur me të gjitha projektet, shërbimet dhe investimet e realizuara përgjatë vitit 2022, si dhe rëndësisë që kanë Dëgjesat Publike për informimin, edukimin, thithjen e informacionit dhe angazhimit të publikut për cështje të ndryshme, sot, me datë 02.11.2022 u bë hapja e Dëgjesave Publike për programet kryesore të zhvillimit në Bashkinë Durres, bazuar në Ligjin  Nr 146/2014 “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”.

Në bazë të Kalendarit të Dëgjesave Publike të hartuar për këtë qellim, në Njësinë Administrative Manëz, u organizuan katër Dëgjesat e para Publike me komunitetin dhe grupet e interesit të Njësisë Administrative: Manëz.

Në këto 4 Seanca Dëgjimore u prezantuan dhe u diskutuan për programet:

-Programi i Paketës Fiskale,

-Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Transportit Publik

-Programi i Arsimit parashkollore dhe parauniversitar

-Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social

Hapjen e Dëgjesave Publike për PBA 2023-2025 e kreu Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako.

Gjatë fjalës së saj, ajo foli mbi investimet e bëra gjatë vitit 2022, përfshirë këtu dhe investimet e kryera në kuadër të procesit të rindërtimit në Nj/ Administrative Manëz,.  Kryebashkiakja Sako theksoi se një nga prioritetet do të jetë sektori i Bujqësisë ku synohet të realizohet edhe një projekt në mbështetje të fermerëve. Projekti parashikon ngritjen e kapanoneve në zonën e Spitallës për grumbullimin dhe ruajtjen e prodhimeve të fermerëve. Gjatë Dëgjesës Publike, në pjesën e parë, pjesëmarrësit janë informuar nga Luan Dajko, Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore, mbi strukturën e Paketës Fiskale për periudhën 2023 – 2025 dhe rëndësinë e pagesës së taksave dhe tarifave vendore në funksion të ofrimit të shërbimeve më të mira në të gjithë territorin e Bashkisë Durrës.

Ndërsa, dy Dëgjesat e tjera kishin si qëllim prezantimin e investimeve, projekteve dhe shërbimeve kryesore që Bashkia ka parashikuar të zbatojë për periudhën 2023-2025 për Programin “Infrastruktura rrugore” dhe Programin “Investimet në Arsim për sistemin parashkollor, Arsimin 9-vjecar si dhe atë të Mesëm” dhe një Dëgjesë ishte për projektet dhe shërbimet Sociale që janë planifikuar të zbatohen për periudhën 2023-2025 për komunitetin e Njësive Administrative Manëz. 

Prezantimet për programin e Infrastrukturës rrugore e bëri Adnand Tocila, Drejtori i Projekteve dhe Infrastrukturës Publike, i cili bëri një prezantim të të gjitha investimeve të kryera gjatë vitit 2022 në Njësine/Administrative Manëz. Ai, u ndal dhe në investimet që parashikohen të bëhen për këte Njësi Administrative gjatë periudhës 2023-2025, duke mirëpritur çdo propozim, sugjerim apo rekomandim nga ana e tyre.

Ndërsa, prezantimin e tretë për programin e Arsimit parashkollor dhe atij parauniversitar, e prezantoi Adrian Gurra, Drejtor i Arsimit në Bashkine Durres, i cili referoi për të gjitha investimet e kryera në Institucionet Arsimore gjatë vitit 2022 duke u ndalur kryesisht për cdo investim të kryer në  Njesine Administrative Manez. Fokusi kryesor i investimeve në arsim, ishte ai i procesit të rindërtimit si dhe në investimet që parashikohen të behen në institucionet arsimore gjatë viteve 2023-2025. Gurra foli dhe për taksën e përkohëshme (për 3 vjet) që i eshte vjele  biznesit të madh per kete vit, me qëllim permirësimin e shërbimeve në  kopështet e fëmijëve, te ardhurave e te cilave do te kalojne per investim ne 3 kopshte te Nj. Administrative Manez.

Së fundmi, pjesmarrësit u njohën me projektet dhe shërbimet sociale që Bashkia e Durrësit ka realizuar gjate vitit 2022 si dhe ato që do të zbatojë në periudhën 2023-2025, të cilat u prezantuan nga Drejtorja e Drejtorisë së Sherbimit Social, Meme Xhaferraj.

Pas cdo Seance Dëgjimore, pati diskutime, sugjerime dhe mendime te ndryshme per investimet dhe shërbimet, nga komuniteti dhe grupet e interesit të pranishëm në këto Dëgjesa.

Dëgjesat Publike u organizuan nga Sektori i Analizës së Statistikave dhe Planifikimit Afatmesëm në Drejtorinë e  Buxhetit, në bashkëpunim me Drejtorinë e e Projekteve dhe Infrastruktures Publike, Drejtorinë e Shërbimeve Sociale, Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore si dhe me Drejtorinë e Arsim-Kulturës, Rini, Sporte dhe Komunitete Fetare. Në këto takime kishte një pjesëmarrje të gjërë, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga komuniteti i Njësive Administrative Manëz, përfaqësues të grupeve të interesit, Institucioneve Arsimore, OJF, grupet këshillimore dhe Komisionet e Këshillit Bashkiak si dhe përfaqësues të biznesit.