Në vijim të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të Përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025, bashkia e Durrësit zhvilloi Dëgjesën Publike lidhur me programin e paketës fiskale. Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të biznesit, ekspertë kontabël, anëtarë të dhomës së tregtisë dhe industrisë të Durrësit dhe përfaqësues të komisioneve të këshillit bashkiak.

Takimin e hapi kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako e cila fillimisht bëri një përmbledhje të punës dhe investimeve që ka bërë bashkia e Durrësit gjatë këtij viti përsa i përket arsimit, përmirësimit të infrastrukturës rrugore në të gjitha njësitë administrative, po kështu diskutoi mbi punën për menaxhimin e mbetjeve ku është rinovuar me mjete të reja flota e pastrimit. Më tej kryebashkiakja Sako theksoi edhe angazhimin për mbjelljen e pemëve dhe shtimin e hapësirave të gjelbëra në qytet si dhe pastrimi i kanaleve që do të ndihmojë ndjeshëm fermerët e Durrësit. Kryebashkiakja Sako bëri edhe një përmbledhje të plotë përsa i përket procesit të rindërtimit ndërkohë që lidhur me paketën fiskale kryebashkiakja Sako theksoi se janë hequr tarifat për pensionistët e vetmuar dhe shtresat në nevojë ndërkohë që nuk janë bërë ndryshime në paketën fiskale të vitit të ardhshëm krahasuar me paketën e këtij viti.

Më pas pjesëmarrësit janë informuar nga Luan Dajko, Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore, mbi strukturën e Paketës Fiskale për periudhën 2023 – 2025 dhe rëndësinë e pagesës së taksave dhe tarifave vendore në funksion të ofrimit të shërbimeve më të mira në të gjithë territorin e Bashkisë Durrës. Më tej e kanë marrë fjalën pjesëmarrësit duke dhënë mendimet, si dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre të cilat do të reflektohen në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*