Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje ku merrte pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako janë miratuar disa vendime të rëndësishme:

Për miratimin e listës së katërt paraprake të 3 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.

Për miratimin e një ndryshimi në aneksin 1, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 28, datë 05.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për pallatin nr.458, rruga “Bajram Tusha”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 67, datë 10.06.2021, përsa i përket ndryshimit të listës emërore të familjeve përfituese të masës së grantit të rindërtimit të banesave individuale si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar në të njëjtin truall dhe kalimin e tyre në një program tjetër.

Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 48, datë 14.04.2021, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të masës së grantit të rindërtimit të banesave individuale si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar në të njëjtin truall dhe kalimin e tyre në një program tjetër.

Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 117, datë 30.09.2021, përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të masës së grantit të rindërtimit të banesave individuale si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar në të njëjtin truall dhe kalimin e tyre në një program tjetër.