Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje janë miratuar tre vendimet e rëndësishme të rendit të ditës ku pika e parë e tij është miratuar me një ndryshim:
- Për miratimin e listës së familjeve përfituese, që do të sistemohen në apartamentet e lira në pallatet e ndërtuara në zonën e re për zhvillim në njësinë administrative Manëz.
- Për miratimin e përdorimit të fondeve shtesë të alokuara në zbatim të aktit normativ nr.17, datë 01.12.2022 “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021″, “për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar.
- Për miratimin e përdorimit dhe detajimit të shtesës së fondeve të rindërtimit për vitin 2022, akorduar në formën e transfertës së pakushtëzuar për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa pallat dhe njësi individuale, si dhe rikonstruksionin dhe riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në bashkinë Durrës.
December 14, 2022