Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje janë miratuar tre vendimet e rëndësishme të rendit të ditës ku pika e parë e tij është miratuar me një ndryshim:

  • Për miratimin e listës së familjeve përfituese, që do të sistemohen në apartamentet e lira në pallatet e ndërtuara në zonën e re për zhvillim në njësinë administrative Manëz.
  • Për miratimin e përdorimit të fondeve shtesë të alokuara në zbatim të aktit normativ nr.17, datë 01.12.2022 “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.115/2021″, “për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar.
  • Për miratimin e përdorimit dhe detajimit të shtesës së fondeve të rindërtimit për vitin 2022, akorduar në formën e transfertës së pakushtëzuar për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa pallat dhe njësi individuale, si dhe rikonstruksionin dhe riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në bashkinë Durrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*