Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje ku merrte pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako janë miratuar disa vendime të rëndësishme:

Për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 48342000 (dyzetëetetmilion e treqindedyzetëedymijë) lekë, për pasuritë pronë private, sipas tabelës së hartuar nga grupi i punës, i ngarkuar për kryerjen e vlerësimit paraprak, dhe është pjesë e këtij vendimi, që preken nga investimi  publik me objekt: “projekt zbatimi për ndërtimin e shëtitores së plazhit Durrës, nga Ura e Dajlanit deri në godinën e kovalishencës”.

 

Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 2, Rrashbull, Ishëm, bashkia Durrës,  që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara  nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e listës së trembëdhjetë të 11 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.

Për ndryshimin e vendimit të këshillit bashkiak nr.155, datë 22.12.2022 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1,4,5, Rrashbull, Sukth, Katund i Ri, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.

Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Ishëm, rruga “5 prill”, pallati nr.15, i dëmtuar  nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, që do të sistemohen në zonën e re për zhvillim Lalëz, njësia administrative Ishëm.

Për miratimin e disa shtesave në vendimin e këshillit bashkiak nr. 35, datë 09.05.2022, përsa i përket  listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, pallati nr.344, rruga “Aleksandër Goga”, i dëmtuara nga fatkeqësia  natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e disa shtesave në vendimin e këshillit bashkiak nr. 34, datë 09.05.2022, përsa i përket  listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, pallati nr.122, rruga “Aleksandër Goga”, i dëmtuar nga fatkeqësia  natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1 bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 49, datë 31.05.2022, përsa i përket  listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.2, pallatin nr.21, rruga “Isuf Molla”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e disa shtesave në vendimin e këshillit bashkiak nr. 37, datë 09.05.2022, përsa i përket  listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3,  pallatin nr.32, rruga “Hysen Kërtusha, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e listës së pestë paraprake të 4 familjeve që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.

Për miratimin e një ndryshimi në aneksin nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr.49, datë 31.05.2022 , për familjen Lula.

Për miratimin e një ndryshimi në aneksin nr.1, të vendimit të këshillit bashkiak nr.154, datë 22.12.2022, për familjen Loçi.