Bashkia Durrës i bën thirrje studiove të projektimit dhe ekspertëve të fushës për të shprehur interesin e tyre mbi hartimin e projekteve për rikonstruksionin dhe ndërtimin e disa objekteve arsimore në Bashkinë Durrës.
Subjektet e interesuara mund të sjellin shprehjen e tyre të interesit pranë sportelit të Zyrës së Informacionit të Bashkisë Durrës ose në e-mail zyrtar të bashkisë: info@durres.gov.al
Afati për paraqitjen e kërkesës nga subjektet të bëhet deri në datën 07/02/2023
Shërbimi i kërkuar nga ana jonë do të jetë pa shpërblim financiar, duke e vlerësuar si kontribut për qytetin tonë.
January 27, 2023