Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen  e  rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës si dhe u njohën këshilltarët me raportin nga drejtoria e burimeve njerëzore të bashkisë për punën e kësaj drejtorie, si dhe me raportin për punën e këshillit të bashkisë për vitin 2022. Ja vendimet e miratuara:

Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë, që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike si dhe për ato, që do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor.

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Janar 2023.

Për miratimin e një shtese dhe ndryshimi në vendimin e këshillit bashkiak nr.142, datë 24.11.2022 në lidhje me vendbazimet e mjeteve lundruese.

Për  një shtesë në vendimin e këshillit bashkiak nr.152, datë 22.12.2022 “për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar, që plotësojnë kriteret ligjore për  përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2022-2023”.

Për miratimin e disa shtesave në vkb nr. 139, datë 24.11.2022 “për miratimin e programit të punës së këshillit të bashkisë Durrës për periudhën Janar – Dhjetor 2023”.

Për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr.157, datë 22.12.2022, “për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 23300242.8 (njëzetëetremilion e treqindmijë e dyqind e dyzetë e dy e tetë ) lekë, për pasuritë pronë private, sipas tabelës së hartuar nga grupi i punës, i ngarkuar për kryerjen e vlerësimit paraprak, dhe është pjesë e këtij vendimi, që preken nga investimi publik me objekt: “rehabilitimi i infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Portoromanos – kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, faza e parë.

Për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 55, datë 31.5.2022, “për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 21561573.6 (njëzetë e një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre lekë e gjashtë qindarka) lekë, për pasuritë, pronë private, që preken nga investimi publik me objekt: “rikonstruksion rruga Apulia” (paralel me linjën hekurudhore – plazh), i ndryshuar.

Për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr.1, datë 13.01.2023, “për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit prej 48342000 (dyzetë e tetë milion e treqind e dyzetë e dymijë) lekë, për pasuritë pronë private, sipas tabelës së hartuar nga grupi i punës, i ngarkuar për kryerjen e vlerësimit paraprak, dhe është pjesë e këtij vendimi, që preken nga investimi publik me objekt: “projekt zbatimi për ndërtimin e shëtitores së plazhit Durrës, nga ura e Dajlanit deri në godinën e kovalishencës”.

Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e familjeve, që kërkojnë të përfitojnë nga programet e strehimit social.

Për miratimin e komisionit të strehimit pranë bashkisë Durrës për vitin 2023.

Për miratimin e një shtese në aneksin nr. 2, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 30, datë 26.03.2021 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit për pallatin nr. 1032, rruga “Aleks Komneni” dhe pallatin “Kastrati” rruga “Ramadan Veliu” të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, duke përfshirë z. Hysen Jonuzi.