Projekti për Fuqizimin Social Ekonomik të Komunitetit Rom dhe Egjyptian (ESERE)

Projekt i financuar nga BE dhe zbatuar nga PNUD dhe Bashkia Durrës. Fuqizimi social ekonomik i këtyre komuniteteve është prioritet për Bashkinë Durrës. Nëpërmjet këtij projekti do të garantohet një qasje gjithëpërfshirëse e romëvë dhe ëgjyptianeve në fusha të ndryshme si punësimi, arsimimi, shëndëti, zhvillimi i komunitetit  etj. Projekti mbështet bashkinë në përpjekjet e saj për të arritur objektivat e përcaktuara në Planin Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romeve dhe Egjyptianëve 2016-2020. Gjatë projektit do të mbështeten individët rom dhe egjyptian përmes aftësive, punësimit dhe sipërmarrjes. Në qendrën Komunitare Multifunksionale në Nish Tulla do të ofrohen shërbime gjithëpërfshirësë të integruara, të bazuara në familje duke synuar hapa pozitiv në përfshirjen e këtyre komuniteteve në shoqëri.