Rikualifikim i nenkalimit dhe rotondes tek Ura Dajlanit
Rikualifikimi i hapesirave te nenkalimeve ne rotonden ne hyrje te Durresit e ate ne Plepa eshte nje projekt qe eshte bere per te permiresuar cilesine e sherbimit te qytetareve, levizjen e orinetuar te kembesoreve, rritjen e sigurise se tyre si edhe shtimit te hapesirave publike te nje cilesie bashkekohore.
Keto hapesira jane projektuar si parqe me zona ndenje e me lojra per femije, ne funksion te popullsie te larte qe gjendet ne hyrje te Durresit e ne Shkozet. Parku është konceptuar si një element grafik që karakterizon hyrje të qytetit, të dukshme e te lexueshme edhe ne pamjet ajrore, nje lloj oazi ku me pare hapesirat ishin ne hije e thjesht sherbenin si dytesore per kalimet ne rotonda
Objektiva e qellime te ketij projekti jane:
• Rikualifikimi i hapesires urbane ne nenkalime, rikompozimin i shesheve dhe riperdorimin i tyre. Aksesi dhe organizimi te kalimit te kembesoreve
• Administrimi me efektiv i territorit krijimi i spoteve te integruara ne hyrje te qytetit gjate gjithe rruges se plazhit e ne fund te saj ne nenkalimin e plepave
• Nxitja e qytetareve drejt nje të transporti i qëndrueshëm Kombinim i mire i menyrave te trasportit publik me ate te bicikletave.
• Mbrojtja e kembesoreve dhe prioriteti i levizjes se tyre
Disa nga pritshmerite pas zbatimit te projektit, jane:
• Promovimi i levizjes se qendrueshme
• Integrimi i përdorimit të transporteve te ndryshem
• Zvendesimi i infrastruktures ekzistuese elektrike teknologji me konsum te ulet energjie (led-ulje rreth 60% te konsumit te energjise nga llampat e perdorura gjeresisht sot ne zona te tjera te qytetit).
• Ndërtimin e infrastrukturës gjelbër
• Krijimi i mikroklimave ne nenkalime me kombinimin e zonave te hijezuara me ato te diellezuara
• Reduktim i mbeturinave te akumuluara ne zone si pasoje e keqperdorimit te hapesires, mungeses se organizimit e kaosit ne levizje midis kembesoreve e mjeteve.




February 23, 2023