Rikualifikim i nenkalimit dhe rotondes tek Ura Dajlanit

Rikualifikimi i hapesirave te nenkalimeve ne rotonden ne hyrje te Durresit e ate ne Plepa eshte nje projekt qe eshte bere per te permiresuar cilesine e sherbimit te qytetareve, levizjen e orinetuar te kembesoreve, rritjen e sigurise se tyre si edhe shtimit te hapesirave publike te nje cilesie bashkekohore.
Keto hapesira jane projektuar si parqe me zona ndenje e me lojra per femije, ne funksion te popullsie te larte qe gjendet ne hyrje te Durresit e ne Shkozet. Parku është konceptuar si një element grafik që karakterizon hyrje të qytetit, të dukshme e te lexueshme edhe ne pamjet ajrore, nje lloj oazi ku me pare hapesirat ishin ne hije e thjesht sherbenin si dytesore per kalimet ne rotonda

Objektiva e qellime te ketij projekti jane:
•    Rikualifikimi i hapesires urbane ne nenkalime, rikompozimin i shesheve dhe riperdorimin i tyre. Aksesi dhe organizimi te kalimit te kembesoreve
•    Administrimi me efektiv i territorit krijimi i spoteve te integruara ne hyrje te qytetit gjate gjithe rruges se plazhit e ne fund te saj ne nenkalimin e plepave
•    Nxitja e qytetareve drejt nje të transporti i qëndrueshëm Kombinim i mire i menyrave te trasportit publik me ate te bicikletave.
•    Mbrojtja e kembesoreve dhe prioriteti i levizjes se tyre
Disa nga pritshmerite pas zbatimit te projektit, jane:
•    Promovimi i levizjes se qendrueshme
•    Integrimi i përdorimit të transporteve te ndryshem
•    Zvendesimi i infrastruktures ekzistuese elektrike teknologji me konsum te ulet energjie (led-ulje rreth 60% te konsumit te energjise nga llampat e perdorura gjeresisht sot ne zona te tjera te qytetit).
•    Ndërtimin e infrastrukturës gjelbër
•    Krijimi i mikroklimave ne nenkalime me kombinimin e zonave te hijezuara me ato te diellezuara
•    Reduktim i mbeturinave te akumuluara ne zone si pasoje e keqperdorimit te hapesires, mungeses se organizimit e kaosit ne levizje midis kembesoreve e mjeteve.