Rruga paralel me murin e portit

Projekti i rruges paralel me rruges se Portit eshte projekt per hapjen e nje rruge te re.
Kjo rruge,  e cila mund te konsiderohet edhe “autostrada” urbane, krijon komunikim me rrugen “Skenderbej” e me qendren e qytetit dhe ne anen tjeter me rreth rrotullimin ne hyrje te Durresit ku drejtimet te cojne ne zona te ndryshme te Shqiperise.
Plani i jep kësaj hapësire rolin e rivendosjes së lidhjes mes pjesëve të ndryshme të qytetit.
Pjesa e pare e rruges nga Ura Dajlanit deri tek sheshi i trageteve eshte projektuar si rruge me 2 korsi levizje mjetesh, 1 korsi per biçikleta me gjeresi te pergjithshme 10.5m, me gjeresi kaluese te mjeteve B=7m.

Pjesa e dyte e rruges nga sheshi i trageteve deri tek Banka tregtare Durres eshte projektuar me B te pergjitheshme 19m me 2 korsi levizje, me parkim dhe korsi bicikletash ne te dy kahet.
Rruga krijon avantazhe ne levizjen e kembesoreve dhe bicikletave drejt plazhit te Durresit.
Ne kete projekt jane trajtuar ujrat e bardha, gjelberimi, ndriçimi rrugor, sinjalistikat horizontale e vertikale dhe shtresat rrugore jane projektuar sipas standarteve Europiane

Kjo rruge shtrihet paralel me murin rrethues te Portit dhe do te lidhe zonen e plazhit tek Ura Dajlanit me rrugen me rrugen ne shetitoren “Taulantia”. Me ndertimin e kesaj rruge krijohet nje vije e pa ndeprere per levizje buze detit nga plazhi Durres, sheshit te trageteve drejt plazhit te Currilave e Kallmit (vend me mundesi turizmi ne zhvillim).

Qellimi i ndertimit te kesaj rruge eshte te lehtesoj trafikun e renduar qe krijohet ne hyrjen per ne qytet ne te vetmen rruge hyrese per te gjitha mjetet qe vijne nga drejtimi i Tiranes dhe drejtimi Jugor i vendit.

Disa nga pritshmerite pas zbatmit te projektit, jane:
•    Shtimi i linjave te transportit publik dhe rritja e sherbimit ndaj qytetareve
•    Promovimi i levizjes se qendrueshme nepermjet vendosjes se korsise se bilickletave ne projekt
•    Integrimi i përdorimit të transporteve te ndryshem
•    Ndërtimin e infrastrukturës elektrike me ndricim me konsum te ulet energjie (led-ulje rreth 60% te konsumit te energjise nga llampat e perdorura gjeresisht sot ne zona te tjera te qytetit).
•    Ndërtimin e infrastrukturës gjelbër
•    Reduktimi i kohes se levizjes ne qytet nga jug-perendimi ne veri-lindje te qytetit me shtimin e nje rruge me standart te plote europian.
•    Reduktim i mbeturinave te akumuluara ne zone si pasoje e paperdorimit te hapesires pas shinave te trenit
•    Prioritet i ketij projekti e impakt pas mbarimit te zbatimit eshte edhe terheqja e investimeve te reja e zhvillimit ekonomik ne zone.