Thematic Webinars

Komuniteti i Transporteve Urbane/The Urban Transports Community ka lançuar një seri Webinarësh me titull: “Implementing Sustainable Moiblity in the Mediterranean”, të cilat janë zhvilluar për periudhën 07/10 – 25/11 2020. Këto Webinar-e tematike synojnë të ndihmojnë palët e interesuara në nivel lokal me qëllim që të nxisin plane apo masa inovative të lëvizjes së qëndrueshme përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira nga qytetet pionierë në mesdhe.

Kështu, një herë në javë, çdo të mërkurë në mëngjes (9:30-11:30) nga data 7 deri më datë 25 nëntor 2020, janë zhvilluar sesione tematike në lidhje me zgjidhjet më inovative, sfidat dhe masat kryesore të ndërmarra në lidhje me fushat e përdorimit të të dhënave dhe TIK për menaxhim inteligjent të trafikut; lëvizshmërinë e butë; lëvizshmërinë e përbashkët; lëvizshmërinë në destinacionet turistike; dhe planifikimin e mobilitetit urban (Agjendën e serisë së Webinareve mund ta gjeni duke klikuar në linkun: https://urban-transports.interreg-med.eu/fileadmin/user_upload/Sites/Urban_Transports/horizontal_project/Deliverables/UTC_IP_2/UTC_IP2_WP4/UTC_webinar_FullProgram_Infographic_Final.pdf .

Audienca e synuar ishin të gjitha njësitë publike (nga zona e mesdheut) me kompetencë në lëvizjen urbane, të cilat kishin të drejtë të aplikonin për pjesëmarrje në thirrjen publike të shpallur nga projekti deri më datë 15 dhjetor 2020. Të gjitha këto njësi publike kishin të drejtën për të aplikuar dhe për të adaptuar një nga zgjidhjet e ofruara nga vendet pionere në lidhje me çështjet e lëvizshmërisë urbane. 

Gjatë këtyre Webinar-eve, kemi diskutuar rreth temave kryesore të lëvizshmërisë së qëndrueshme parë nga një perspektivë mesdhetare, dhe zgjidhjet përkatëse për secilin çështje, të cilat përfshihen në katalogun e zgjidhjeve (për më shumë vizitoni linkun: https://urban-transports.interreg-med.eu/index.php?id=1480&tx_news_pi1%5Bnews%5D=8871&tx_news_pi1%5Bcontroller%5D=News&tx_news_pi1%5Baction%5D=detail&cHash=0ab341d1d3a578d20ec22cc3230dffff).

Në këtë kuadër, Bashkia Durrës ka qenë e angazhuar në pjesëmarrjen e saj në të gjithë serinë e Webinar-eve. Për më tepër, Bashkia, si partner në këtë projekt, është angazhuar në bashkë-organizimin e Webinar-it tematik # 4: Soft mobility, zhvilluar më 28 tetor 2020, dhe organizimin e Webinar-it tematik # 5: Shared mobility, zhvilluar më 4 nëntor 2020.

Në lidhje me bashkë-organizimin e Webinarit #4 kontributi kryesor i Bashkisë, ka qenë prezantimi i zgjidhjes më të mirë të miratuar përmes Projektit SUMPORT i cili është zbatuar nga Bashkia Durrës për periudhën 2017-2019. Prandaj, Bashkia e Durrësit është paraqitur si qyteti pionier përsa i përket çështjes së Lëvizjes së butë/Soft mobility, duke ndarë rezultatet e eksperiencës së saj si edhe zgjidhjet për zgjerimin e rrjetit të korsisë së biçikletave.

Një përmbledhje të diskutimeve të Webinar-it #4, video-regjistrimin dhe slidet e prezantimeve mund t’i gjeni në linkun: https://urban-transports.interreg-med.eu/index.php?id=1480&tx_news_pi1%5Bnews%5D=8931&tx_news_pi1%5Bcontroller%5D=News&tx_news_pi1%5Baction%5D=detail&cHash=f07d54996d1dfa2657618b8647875808 , si edhe në Kanalin YouTube: https://www.youtube.com/watch?v=EfK_IdTnmvA  

Ndërsa, në lidhje me organizimin e Webinar-it #5, roli i Bashkisë ishte i fokusuar në drejtimin e Webinar-it. Qëllimi i këtij Webinar-i tematik ishte eksplorimi në lidhje me konceptin e lëvizshmërisë së përbashkët/shared mobility. Webinar-i u drejtua nga koordinatori lokal i projektit znj. Floreta Kërtusha.  Më pas, Ekspertja e mobilitetit urban, znj. Aurora Pilinçi, u ndal në rëndësinë në ditët e sotme të zgjidhjeve të ofruara nga lëvizshmëria e përbashkët, për sa kohë që shërbimet e lëvizjes me përdorim të përbashkët mund të: zvogëlojnë rëndesën e trafikut, reduktojnë nivelin e ndotjes, zvogëlojnë konsumin e karburantit fosil dhe përmirësojnë efikasitetin e mjeteve të transportit.

Ky Webinar, i cili u organizua në platformën digjitale Zoom, u zbatua me sukses si edhe u vlerësua nga pjesëmarrësit, të cilët vinin nga sektorë të ndryshëm publikë apo privatë, nga bota akedemike, shoqëria civile, etj. Ndërkohë, ekspertja e Lëvizshmërisë kontribuoi gjithashtu duke dhënë mendime dhe përgjigje për çështje të rëndësishme të ngritura dhe adresuara gjatë shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira të tre vendeve/qyteteve pionere (Italia, Spanja dhe Greqia).

Ndërsa, një përmbledhje të diskutimeve të Webinar-it #5, video-regjistrimin dhe slidet e prezantimeve mund t’i gjeni në linkun: https://urban-transports.interreg-med.eu/news-events/news/detail/actualites/webinar-5-shared-mobility-in-mediterranean-cities/  si edhe në Kanalin YouTube: https://urban-transports.interreg-med.eu/news-events/news/detail/actualites/public-call-for-sustainable-urban-transport-implementing-cities/  

Për informacion të mëtejshëm në lidhje me projektin dhe aktivitetet e ardhshme, ju lutem vizitoni:

• https://urban-transports.interreg-med.eu/subscribe-to-our-newsletter/ 

• Twitter: @interreg_gosump 

• Facebook: Urban Transports Community – Interreg Med

• YouTube: Urban Transports GoSump

• LinkedIn: Urban Transports Community – Interreg Med