Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku ka marrë pjesë kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan këto vendime:

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin korrik 2023.

Për miratimin për vënien në dispozicion të projektit, sipas vkm-së nr. 17, datë 18.01.2023, për zhvillimin e pronës me nr. pasurie 1/27, zona kadastrale 8513, e llojit “shesh”, me sip.19367.4 m2; të pronës me nr. pasurie 1/31, zona kadastrale 8513, e llojit “truall”, me sip.609.42 m2; të pronës me nr. pasurie 1/33, zona kadastrale 8513, e llojit “shesh”, me sip. 2125.51 m2; të pronës me nr. pasurie 1/168, zona kadastrale 8513, e llojit “truall”, me sip. 7518.84 m2; të pronës me nr. pasurie 1/162, zona kadastrale 8513, e llojit “terren sportiv”, me sip. 2946.04 m2; të pronës me nr. pasurie 1/159, zona kadastrale 8513, e llojit “terren sportiv”, me sip. 7105.83 m2; të pronës me nr. pasurie 1/34, zona kadastrale 8513, e llojit “shesh”, me sip. 1703.31 m2; të pronës me nr. pasurie 1/32, zona kadastrale 8513, e llojit “terren sportiv”, me sip. 24827.4 m2; në pronësi të bashkisë durrës dhe miratimin e marrëveshjes për zhvillimin e projekitit të zonës multifunksionale përrreth komplesit të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, përfshirë stadiumin, e lidhur midis Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, bashkisë Durrës, Agjencisë së Planifikimit të Territorit (AKPT) dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FShZh).

Për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr.101, datë 29.9.2022, “për miratimin e kërkesës për t’u drejtuar këshillit të ministrave për një ndryshim të vkm-së nr. 431, datë 15.05.2013, dhe miratimin e përditësimit pjesor të pronës me emërtimin “fushë sporti”, me vendodhje Katund i Ri, zk 2117.

Për miratimin e disa ndryshimeve dhe një shtese në vendimin e këshillit bashkiak nr. 67, datë 17.03.2023 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr. 4, rruga “doktor Spiro Treska”, pallati nr. 19, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.

Për miratimin e një shtese në vendimin e këshillit bashkiak nr. 49, datë 31.05.2022 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr. 2, rruga “Isuf Molla”, pallati nr. 27, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.”

Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1 bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 71, datë 12.07.2022, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, pallati nr.8, rruga “Telat Noga”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 36, datë 09.05.2022 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Rrashbull, pallati nr. 39, rruga “Gjon Kastrioti”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

Për miratimin e projektdokumentit të parë të programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 të bashkisë Durrës.

Për miratimin e një shtese në aneksin 1 bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 49, datë 31.05.2022, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.2, pallatin nr.21, rruga “Isuf Molla”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

Për miratimin e një shtese në aneksin 1 bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 67, datë 17.03.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, pallatin nr.19, rruga “doktor Spiro Treska”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

Për miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronës me numër liste të transferimit 258, me emërtim “vendstrehim”, me vendodhje pranë shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”, që me vkm nr. 536, datë 01.05.2008, ka kaluar në pronësi te bashkisë Durrës.

Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të bashkisë Durrës, të pronës së paluajtshme me numër pasurie 36, zk 8517; nr. 37, zk 8517, nr. 338/2, zk 8517, dhe nr. 338/1, zk 8517, që do të përdoren në fushën e infrastrukturës dhe shërbimeve publike, dhe për realizimin e funksioneve apo shërbimeve të tjera në funksion të bashkisë.

Për miratimin për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 18, datë 31.01.2023, për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit, për pasuritë pronë private, që preken nga investimi publik me objekt: “rehabilitimi i infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e portoromanos – kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, faza e parë”.