Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar një vizitë pune në SHBA. Kryebashkiakja Sako është pjesë e delegacionit shqiptar në përbërje të të cilit janë edhe Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec, Majlinda Cara, Kryetare e Bashkisë Kurbin, Juliana Memaj, Kryetare e Bashkise Dimal, Kastriot Gurra dhe znj. Adelina Farrici, Drejtore Ekzekutive e SHAV. Në kuadër të reformës territoriale dhe procesit të decentralizimit ka lindur nevoja për shkëmbimin eksperiencash të praktikave të mira me homologët e pushtetit vendor si një domosdoshmëri për përmirësimin e shërbimeve dhe performancës së bashkive. Në këtë kuadër delegacioni shqiptar po zhvillon takime dhe aktivitete me fokus shkëmbim eksperiencash dhe praktikave të mira me homologët e pushtetit vendor në SHBA, të organizuar nga Shoqata për Autonomi Vendore. Gjatë aktivitetit kryebashkiakja Sako dhe delegacioni shqiptar zhvilluan një takim me Kryetaren e Bashkisë së West Hartford, Connecticut, Shari Cantor, Nënkryetarin Rick Ledwith si dhe Drejtoren e Departamentit të Arsimit në Edukimin Parashkollor, Irene Garneau. Në këtë sesion të parë të shkëmbimit të eksperiencave tema kryesore ishte edukimi parashkollor, ku pikat kryesore të diskutimeve u fokusuan në metodat e përmirësimit të cilësisë së sektorit nëpërmjet forcimit të kapaciteteve dhe burimeve financiare, zhvillimi i mekanizmave efikas të planifikimit si kurrikulat dhe përmirësimi i monitorimit dhe llogaridhënies financiare. Po kështu u diskutuan edhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me pushtetin vendor dhe përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*