Në përputhje me politikat e qeverisë vendore në fushën e kulturës, Bashkia Durrës ka vendosur të organizojë këtë konkurs me qëllim të nxitjes së aktiviteteve artistike dhe promovimit të pasurisë kulturore të Durrësit, përfshirë të ashtuquajturën trashëgimi materiale dhe jo-materiale.
Bashkia Durrës ka përqendruar përpjekjet në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për kulturën, me synimin e përmirësimit të cilësisë së veprave artistike, zhvillimit të skenës artistike të pavarur, dhe lehtësimit të aksesit në burimet e reja të financimit.
Kjo thirrje ka për qëllim mbështetjen e projekteve që realizohen brenda territorit të Bashkisë Durrës, përfshirë festivale, inovacione teknologjike për promovimin e trashëgimisë kulturore, promovimin e sportit dhe aktivitetet sportive, në sektorin e industrive krijuese, publikime që lidhen me pasurinë kulturore të Durrësit, dhe shumë të tjera.
Projektet e pranuara duhet të zbatohen në vitin buxhetor 2024.
Periudha e aplikimit për projektet është nga 13 tetor deri më 13 nëntor 2023.
Aplikimet mund të dorëzohen në formën e printuar ose përmes rrugës postare në zyrën e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë Durrës.
Aneksi 1 Udhëzimi 2024
Aneksi 2 Formulari i Aplikimit 2024
Aneksi 3 Tabela për kostot financiare të projektit 2024
Aneksi 4 Tabela e aktiviteteve 2024
Aneksi 5 Lista e dokumenteve
October 13, 2023