Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje jashtë rradhe. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës të cilat janë:
Për miratimin e disa shtesave në vendimin e këshillit bashkiak nr. 99, datë 30.03.2023 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Katund i Ri, objektet e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 62, datë 17.03.2023, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, pallati nr.120, rruga “Aleksandër Goga”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së shtatëmbëdhjetë të 12 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.
Për miratimin e ndryshimit të tabelës nr.3, bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 61, datë 28.02.2023 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Sukth, objektet e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 4, Rrashbull, Sukth, Ishëm, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së dhjetë paraprake të 46 familjeve, që kanë humbur shtëpitë individuale si pasojë e shembjes nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të cilët do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja.
Për miratimin për disa ndryshime në vendimin e këshillit bashkiak nr. 136, datë 27.7.2023, për miratimin në parim të vlerës financiare të shpronësimit, për pasuritë pronë private, që preken nga investimi publik me objekt: “rehabilitimi i infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos – Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujrave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, faza e parë ”, i ndryshuar.
Për miratimin e kërkesës për transferimin përfundimtar dhe përditësimin e të dhënave, të pronës, me emërtimin: “parkim stacioni i trenit” .
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 145, datë 28.09.2023 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Hysen Myshketa”, pallati nr.30, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.
Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 71, datë 20.07.2020, përsa i përket z. Altin Xhafa, nr. 36, datë 09.05.2022, përsa i përket Petrit Hajro, nr. 32, datë 26.03.2021, përsa i përket z. Lirim Ibrahimi, nr. 67, datë 17.03.2023, përsa i përket z. Qani Xhabli dhe z. Xhevahir Xhabli, nr. 37, datë 09.05.2022, përsa i përket z. Pandeli Shtëmbari, z.Thoma Shtëmbari, znj. Violeta Shtëmbari dhe znj. Adriana Shtëmbari, nr. 77, datë 28.06.2021, përsa i përket z. Rustem Gjergji.
October 18, 2023