Në vazhdimësi të zbatimit të Kalendarit të Dëgjesave Publike, në kuadër të Përgatitjes dhe hartimit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2024-2026, bashkia e Durrësit zhvilloi Dëgjesën Publike në Njësinë Administrative Nr.5 për tre programet më krysore të buxhetit të Bashkisë Durrës si:
-Programi i Infrastrukturës Rrugore dhe Investimet Publik
-Programi i Arsimit parashkollor dhe parauniversitar
-Programi i Strehimit dhe Shërbimit Social
Në këtë takim kishte një pjesëmarrje të gjërë, ku të pranishëm ishin përfaqësues të Njësisë Administrative Nr.5 te zones se Plazhit dhe Shkozetit (Lagja 13 dhe 14), përfaqësues të institucioneve arsimore dhe te shoqerise civile, perfaqesues te Keshillit Bashkiak dhe grupe te interesit.
Takimin e hapi Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako e cila deklaroi se dëgjesat publike janë një hap shumë i rëndësishëm, për të qenë pranë qytetarëve, dhe për të dëgjuar kerkesat dhe shqetësimet e tyre. Në plazh dhe Shkozet janë kryer shumë investime. Në zonën e Shkozetit janë rehabilituar rrugët “Ali Pashë Tepelena “, rruga “Migjeni”, “Karburanti”, “Nish Tulla”, “Sali Nivica”, rruga “Çameria”, dhe kuartallet prane pallateve. Në Proces janë rrugët “Hasan Prishtina”, “Aziz Shkupi” me FSHZH, e cila është në përfundim, rruga “Amsterdam”, “Kepi Rodonit , të cilat janë parashikuar me buxhetin e Bashkisë Durrës.
Kryebashkiakja Sako u shpreh se investime janë kryer edhe për ndriçimin, duke filluar nga qendra e qytetit dhe duke vazhduar në rrugët dytësore, në Durrësin e Ri, në Shkozet në akset kryesore dhe do të vazhdohet në rrugët dytësore, edhe në zonen e Plazhit dhe këtë investim do ta vazhdojmë çdo vit. Në prioritetin tonë – theksoi Sako- është edhe eficienca e energjisë, pra edhe ky ndriçim që ne vendosim, krijon siguri për qytetarët por edhe kursen energjinë. Ndriçimi që në zonën e Shkozetit është rruga “A.Shkupi”, me 500 përfitues, rruga “Asti Gogoli”, me 2.300 përfitues banorë të zonës dhe rruga “Bajram Fusha” me 2.500 përfitues.
Përsa i përket investimeve në arsim, në zonën e Shkozetit është përfunduar shkolla “Hasan Koçi, shkolla e mesme “Olsi Lasku”. Po punojmë me konviktin e shkollës profesionale “Beqir Cela”, kopshtin “Isuf Ferra” në Nish Tulla dhe palestrën e shkollës “Isuf Ferra”.
Edhe procesi i rindërtimit ka ecur mjaft mirë në Shkozet ku është ndërtuar një pallat i ri dhe janë rikonstrktuar shumë godina të tjera. Investime të shumta në infrastrkturën rrugore dhe ndriçim janë kryer edhe në zonën e plazhit ku vijon puna me rrugë të tjera.
Në lidhje me problematikat e përmbytjeve në zonën e plazhit kryebashkiakja Sako deklaroi: “Zona e plazhit ka paraqitur problematika përsa i takon përmbytjeve gjatë reshjeve të mëdha, kështu që kemi ndërhyrë me fondin e bashkisë vitin e kaluar. Pastrimi i kanaleve të ujërave të bardha është kryer kryesisht në sektorin Iliria, por më e rëndësishmja, zona e plazhit ka marrë një investim të fuqishëm nga qeveria, duke qenë zonë turistike, investimi në shëtitoren e plazhit. Deri tani kemi bërë gjysmën e shëtitores, duam që vitin tjetër të jetë e përfunduar dhe gjysma tjetër deri tek muri i portit.”
Më tej dëgjesa vazhdoi me prezantimin e programeve buxhetore për PBA 2024-2026, të cilat u prezantuan nga ana e Drejtorëve të Drejtorive përkatëse të Bashkisë Durrës .
Pas prezantimit të këtyre programeve fjalën e morën banorët dhe të pranishmit në sallë të cilët diskutuan rreth këtyre prioriteteve, duke dhënë mendimet, si dhe duke parashtruar kërkesat dhe sugjerimet e tyre.
Në përfundim, kryebashkiakja Sako tha se ne i kemi marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat e njësisë suaj dhe po zhvillojmë një bashkëbisedim të hapur me ju për kërkesat dhe nevojat tuaja më imediate.