Bashkia e Durrësit ka marrë përsipër të bëhet pjesë e grupit të bashkive të Evropës te cilat marrin masa për zbutjen dhe përshtatjen ndaj ndryshimit të klimës në kuadër të politikave dhe masave kombëtare dhe rajonale; duke u bërë pjesë e këtij grupi, Bashkia do të ketë mundësinë të përfitojë mbështetje nga Bashkimi Evropian për zbatimin e masave të tilla në territorin e saj dhe për qytetarët e saj.

Bashkia ka identifikuar disa masa të zbutjes dhe përshtatjes ndaj ndryshimit të klimës në sektorë publikë e privatë të bashkisë, të cilat mund të planifikohen dhe zbatohen.

Pyetësori ka për qëllim të mbledhë mendimin e qytetarëve mbi këtë grup paraprak masash të cilat do të jenë pjesë e Planit të Veprimit të Qëndrueshëm për Energjinë dhe Klimën dhe do të bëhen në të ardhmen projekte zhvillimi zbatimi i të cilave mund të mbështetet me fonde financiare nga donatorët ndërkombëtarë.

Të gjithë qytetarët e bashkisë janë të mirëpritur të japin mendimin për masat e përzgjedhura, si dhe të tjera të mundshme, nëpërmjet plotësimit të këtij pyetësori të shkurtër.

Pyetësori do të qëndrojë i publikuar në faqen e internetit të Bashkisë deri në datën 13 nëntor 2023.

Link per pyetësorin:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeO-0EC1BOhc7Wex0NAMS4v5gPbBQKKEQwoXmEzrL-YaDTOIQ/viewform

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these <abbr title="HyperText Markup Language">HTML</abbr> tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

*