NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Mbështetur në ligjin 139 datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, në ligjin 7961 datë 12.7.1995 “ Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë “, i ndryshuar, Bashkia Durrës shpall pozicionin e lirë:
KALDAIST: Qendra Ekonomike e Arsimit, Drejtoria e Arsim Kulturës Rinisë
Sporteve dhe Komuniteteve Fetare

I. TË DHËNAT E POZICIONIT TË PUNËS
Emërtesa e pozicionit: Kaldaist
Institucioni: Bashkia Durrës
Drejtoria: Arsim Kulturës Rinisë Sporteve dhe Komuniteteve Fetare
Raporton tek: Përgjegjësi i Qendrës Ekonomike të Arsimit

Detyrat kryesore

1. Mban përgjegjësi për mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e kaldajës dhe zbaton me përpikmëri detyrat e përcaktuara në Rregulloren e Kaldajave.
2. Bashkëpunon ngushtesisht me hidraulikun.
3. Mban përgjegjësi për funksionimin dhe mbarëvajtjen e kaldajës. Konstaton defektet e ndryshme teknike dhe merr masa për riparimin e tyre.
4. Kontrollon në çdo kohë sistemin e ngrohjes dhe kujdeset për përmirsimin e tij.
5. Informon eprorin për realizimin e punës dhe nevojat që dalin gjatë saj, dhe propozon ide te reja që shërbejnë për përmiresimin dhe mbarëvajtjen e punës.
6. Te njohë dhe te zbatojë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjen kundra zjarrit ne vendin e tij te punës
7. Mban evidencën e rregullt të parametrave të punës së kaldajave, gjendjen e lëndës djegëse dhe materialit të nevojshëm për punë,
8. Duhet të shkruaj raportin e punës mbi ecurinë dhe problemet gjatë punës ,
9. Të ketë leje për përdorimin e PNP (pajisje nën presion).

Përgjegjësitë kryesore:

1. Sigurimi i eficensës së plotë të kaldajës.
2. Menaxhimin korrekt të konsumit të lëndës djegëse apo energjisë.
3. Të zotërojë aftësi teknike dhe të jetë i kualifikuar profesionalisht në
përdorimin dhe mirëmbajtjen e kaldajës.
4. Të sigurojë nëpërmjet kontrollit viziv ditor që serbatorët e CO2 nuk kanë
problem
5.Të sigurojë menaxhim korrekt të konsumit të ujit.

Dokumentat që duhet të paraqesë:
a) Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b) Fotokopje të diplomës dhe liste notash.
c) Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d) Fotokopje të kartes se idenditetit (ID);
e) Raport mjeko-ligjor për aftësi në punë
f) Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
g) Vërtetim i Prokurorisë
h) Vërtetim i Gjykatës

Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aftësitë dhe kualifikimet:

1. Diplomë e shkollës së mesme profesionale
2. Të ketë 2 vite eksperiencë të ngjashme
3. Çertifikatë kaldaisti
4. Dëshmi të njohjes dhe përdorimit të mjeteve nën presion.
5. Të jetë i aftë për të punuar në mënyrë individuale dhe në grup.

Depozitimi i aplikimeve do të bëhet brenda datës 20.11.2023, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.
Kandidatët do të njoftohen në formën e dakortësuar me e-mailin personal, në numrin e