KËRKO

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS KONKURUESE PËR MARRJE AMBJENTI ME QIRA PËR KOPSHTIN PRANË SHKOLLËS SË MESME TË BASHKUAR “REXHEP MEZINI” NJËSIA ADMINISTRATIVE ISHËM , BASHKIA DURRËS.

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS KONKURUESE PËR MARRJE AMBJENTI ME QIRA PËR KOPSHTIN PRANË SHKOLLËS SË MESME TË BASHKUAR “REXHEP MEZINI” NJËSIA ADMINISTRATIVE ISHËM , BASHKIA DURRËS.

Njoftim për zhvillimin e procedurës konkuruese për marrje ambienti me qira për kopshtin pranë shkollës së mesme të bashkuar”Rexhep Mezini” njësia administrative Ishëm nga data 30.11.2023-14.12.2023 ora 10:00, me qëllim përmbushjen e detyrave dhe funksioneve administrative.
A.Kriteret, specifikimet e ambientit dhe dokumentacioni që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës.
• Sipërfaqe jo më të vogël se 58 m2 (hapësira dhome e fëmijëve min 30 m2 +banjo funksionale min 5m2 +koridor min 5 +amb.ndihmës )
• Të pozicionohet afër zonës së banimit dhe të jetë lehtësisht e aksesueshme nga popullata e interesuar për shërbimin.
• Të jetë i pozicionuar në katin mbi tokë.
• Ambienti i jashtëm oborri (nëse disponohet) të jetë i rrethuar që të garantojë siguri tek fëmijët.
• Aksesi në kopësht të jetë i vecantë ,i destinuar vetëm për fëmijët .
• Të jetë i pozicionuar në një zonë të aksesueshme nga mjetet zjarrfikëse.
• Sistemi i furnizimit me ujë dhe energji elektrike të jetë në funksion të pandërprerë dhe kapacitet për të përballuar ngrohje-ftohjen.
• Ndricimi elektrik të jetë i përshtatshëm
• Të mundësojë ndricim dhe ajrim natyral.
• Dyshemeja e objektit të jetë material jo rrëshqitës
• Materiali I godinës rezistent ndaj zjarrit.
Vlera e qirasë nuk duhet të jetë më e vogël se 202.5 lekë/m2 dhe 141.75 lekë/m2 (sipërfaqe ndërtese ) për ndërtesa të privatizuara me ligjin 7652 datë 23.12.1992”Për privatizimin e banesave shtetërore”

Dokumentacioni I kërkuar I cili do të jetë pjesë integrale e ofertës:
• Kërkesa e individit/subjektit për pjesëmarrje në konkurim.
• Kopja e dokumentit të identifikimit.
• Certifikata e pronësisë , ku të jetë specifikuar ambienti që do të jepet me qira, si dhe të jetë përcaktuar qartë sipërfaqja në m2.Ky dokument të shoqërohet me kartelë të rifreskuar të pasurisë së paluajtshme ,hartë treguese dhe planimetri të detajuar të ambientit që do te jepet me qira.
• Deklarata e hollësishme e ofertuesit për vënien në funksionim të objektit, për veprimtarinë kërkuar.
• Përshkrimi i ambientit shoqëruar me foto .
• Oferta me vlerën mujore të qirasë (cmimi/m2)
• Akti administrativ zyrtar që objekti rezulton i rregullt nga ana inxhinierike dhe ndërtimore si dhe akt konstatimin që rezulton i banueshëm (nga Njësia Administrative Ishëm).
• Libreza e kontratës së energjisë elektrike dhe ujit, ose një faturë të lëshuar përkatësisht nga FSHU dhe UKT) në emër të aplikuesit.
• Vërtetimi nga institucioni përkatës që subjekti nuk ka detyrime të papaguara të energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë, në lidhje me kontratat për furnizimin e objektit që do të jepet me qira.
• Vërtetime nga institucionet përkatëse që : nuk është në ndjekje penale, nuk është dënuar për ndonjë vepër penale, nuk është i dënuar / nuk ka qenë i dënuar nga një vendim i gjykatës së formës së prerë dhe nuk ndodhet në proces gjyqësor civil .
Nësë ofertuesi është subjekt fizik /juridik
• VërtetimI që nuk është dënuar për ndonjë vepër penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë.
• Vertetimi që nuk është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në lidhje me veprimtarinë.
• Dokument që vërteton se subjekti nuk ka detyrime ndaj organeve tatimore.
• Të gjitha dokumentat duhet tëjenë në emër të aplikuesit.

B. Kohëzgjatja minimale 12 muaj –deri në përfundimin e ndërtimit të Shkollës së Mesme së Bashkuar “Rexhep Mezini” Ishëm.

C. Dokumentacioni duhet t ëjetë origjinal ose fotokopje e noterizuar dhe duhet të jetë lëshuar brenda tre muajve të fundit . Dukumentacioni duhet dorëzuar pranë zyrës së Marëdhënieve me Publikun, deri me datë 14.12.2023 ora 10:00.