Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Ja vendimet e miratuara në këtë mbledhje:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin Nëntor 2023.
Për krijimin e këshillit vendor të sigurisë publike në bashkinë Durrës dhe miratimin e rregullores për organzimin dhe funksionimin e tij.
Për krijimin e agjencisë së parqeve urbane dhe riorganizimin e ndërmarrjes Rruga.
Për një shtesë në vkb-në nr. 475, datë 23.12.2017 “për miratimin e sistemit të ri të adresave të bashkisë Durrës”, i ndryshuar.
Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 72, datë 20.07.2020 përsa i përket z. Elton Ylli, nr. 43, datë 20.02.2023 përsa i përket z.Aziz Gjata, nr. 29, datë 03.02.2023 përsa i përket znj.Floresh Mullaj, nr. 34, datë 09.05.2022 përsa i përket z.Martin Tusha, nr. 62, datë 17.03.2023 përsa i përket z.Ibrahim Basho, nr. 49, datë 31.05.2022 përsa i përket z.Kujtim Cani.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Stefan Dhima” pallati nr.8, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e përdorimit të fondit prej 21.151.920 lekë, për subvencionimin e qirasë për familjet, që përfitojnë bonusin e strehimit për vitin 2023.
Për miratimin e programit të punës së këshillit të bashkisë Durrës për periudhën janar – dhjetor 2024.
December 1, 2023