Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës ku një nga pikat më të rëndësishme ishte miratimi i buxhetit për vitin 2024 dhe miratimi i programit buxhetor afatmesëm 2024-2026. Ja vendimet e miratuara:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllokndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin dhjetor 2023.
Për miratimin e detajimit të shtesës së fondeve të rindërtimit për vitin 2023 akorduar në formën e transfertës së pakushtëzuar për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa pallat dhe njësi individuale, Durrës.
Për miratimin e ndihmës financiare me vlerë 1’186’856 lekë, për familjet që kanë pësuar dëme si pasojë e rënies së zjarrit në banesat e tyre.
Për miratimin e kalendarit të përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm (pba) për vitet 2025-2027 dhe buxhetit vjetor.
Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit për vitin 2024.
Për miratimin e programit buxhetor afatmesem 2024-2026 dhe detajimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2024.
Për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2023-2024.
Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1 bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 145, datë 28.09.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.3, rruga “Hysen Myshketa”, pallati nr.30, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 4, 5, Katund i Ri dhe Manëz, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Vreshtave”, pallati nr.8, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Mujo Ulqinaku”, pallati nr.72, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.
Për miratimin e ndryshimit të tabelës nr.6 bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 61, datë 28.02.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Sukth, objektet e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.
Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 35, datë 31.03.2021 përsa i përket znj.Alketa Rexhepi, nr. 34, datë 03.02.2023 përsa i përket z.Armand Xhemal Mengolli, nr. 36, datë 03.02.2023 përsa i përket z. Zef Sheqeri dhe z. Roland Bafti Bengu, nr. 61, datë 28.02.2023 përsa i përket z. Ilirjan Ibrahimi dhe z. Besim Domi, nr. 33, datë 09.05.2022 përsa i përket z. Maliq Qemal Jangu.
Për miratimin e përdorimit të transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme shtesë, të alokuar në zbatim të aktit normativ nr.6, datë 14.12.2023 “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 84/2022, “për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar.
Për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” z. Xhevdet Ferri (pas vdekjes).
December 22, 2023