Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës si dhe u njohën këshilltarët me raportin për sezonin turistik të vitit 2023 si dhe me raportin për punën e këshillit të bashkisë për 12 – mujorin e vitit 2023. Ja vendimet e miratuara:

Për miratimin e kritereve për familjet në nevojë që do të trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6 % të fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike si dhe për ato që do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor.

Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e familjeve që kërkojnë të përfitojnë nga programet e strehimit social.

Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara ku do të ushtrohet veprimtaria si stacion plazhi, plazhet publike për vitin 2024, si dhe plotësimin e saj me elementët e nevojshëm lidhur me standartet e kërkuara nga aktet ligjore në fuqi.

Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 49, datë 31.05.2022 përsa i përket z.Kujtim Cani, nr. 35, datë 31.03.2021 përsa i përket z. Blerim Daci, nr. 187, datë 22.12.2023 përsa i përket znj. Fatbardha Gjoli, nr. 72, datë 20.07.2020 përsa i përket z. Astrit Jonuz Hoxha, nr. 34, datë 03.02.2023 përsa i përket z. Romeo Uzuni dhe znj. Fatbardha Uzuni, nr. 107, datë 19.10.2022 përsa i përket z. Arben Liman Gjoka, nr. 104, datë 30.10.2020 përsa i përket z. Ahmet Ramadan Xhurxhi.

Për miratimin e një shtese në aneksin 1, bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 62, datë 17.03.2023 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Aleksandër Goga”, pallatin nr.120, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

Për miratimin e disa shtesave të vendimit të këshillit bashkiak nr. 34, datë 09.05.2022, përsa i përket listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, pallati nr.122, rruga “Aleksandër Goga”, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, i ndryshuar.

Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 2, 5, Sukth, Katund i Ri, Manëz dhe Ishëm, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e ngritjes dhe funksionimit të qendrës komunitare për shërbime sociale të integruara për familjen në njësinë administrative Sukth nga PNUD tek bashkia Durrës.

Për miratimin e një shtese në aneksin 1, bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 189, datë 22.12.2023 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Vreshtave” pallati nr.8, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.

Për miratimin e disa shtesave në aneksin 1, bashkalidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 190, datë 22.12.2023 “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative nr.4, rruga “Mujo Ulqinaku”, pallati nr.72, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.

Për emërtimin e tri objekteve arsimore të reja në njësinë administrative Ishëm dhe në njësinë administrative Manëz, në bashkinë Durrës.

Për miratimin e listës së tetëmbëdhjetë të 10 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.

Për miratimin e shfuqizimit të shkronjës (c) të pikës 2, të vkb-së nr.164, datë 23.12.2021, të ndryshuar.

Për miratimin e sistemimit të përkohëshëm të familjes së z.Gjokë Pjetër Mrruku në banesën me nr.pasurie 4/82+1-22, lagjja nr.12, Durrës, në pronësi të bashkisë Durrës.