Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës ku u miratuan këto vendime të rendit të ditës:

Për mbarimin përpara afatit të mandatit të këshilltares znj.Alneida Rroshi.

Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6% dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin shkurt 2024.

Për miratimin për dhënien në përdorim, pa kundërshpërblim, drejtorisë rajonale arsimore parauniversitare Durrës, të ambjentit me sipërfaqe ndërtimi 199 m2 , dhe sipërfaqe funksionale 21.4 m2, e ndodhur në katin e parë të godinës së shkollës së mesme të bashkuar me orientim artistik “Jan Kukuzeli”.

Për miratimin për një shtesë në kontratën e qirasë, që mban nr. 12644 prot., datë 30.7.2019, e lidhur ndërmjet bashkisë Durrës, si qiradhënës dhe shoqërisë “Unieuro” shpk, si qiramarrës, të sipërfaqes së përgjithshme 262.6 m2 , ku sip. ndërtimi 257.7 m2 dhe sip. funksionale 5 m2 dhe miratimin e kërkesës për t’u drejtuar ministrisë përgjegjëse për ekonominë për vazhdim procedure me Këshillin e Ministrave për dhënien e miratimit për përfshirjen e sipërfaqes shtesë me tarifën 1 euro.

Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr. 64, datë 07.07.2020, vendimit të këshillit bashkiak nr. 81, datë 10.08.2020 dhe vendimit të këshillit bashkiak nr. 55, datë 26.06.2020 përsa i përket ndryshimit të listave emërore të familjeve përfituese të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019, për shkak të ndryshimit të kategorisë së dëmit të shkaktuar.

Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 67, datë 14.07.2020 përsa i përket z. Hasan Hysen Gjoka, nr. 145, datë 28.09.2023 përsa i përket z. Gjon Shtjefni, nr. 36, datë 09.05.2022, përsa i përket z. Musa Musai, nr. 104, datë 19.10.2022 përsa i përket znj. Ogerta Dhamo, znj. Valentina Shtamari dhe znj. Juliana Shtamari.

Për ngritjen dhe funksionimin e komisionit këshillimor për shqyrtimin e propozimeve për dhënien e titujve vendorë të nderit pranë bashkisë Durrës.

Për miratimin e ndryshimit të aneksit 4 bashkëlidhur vendimit të këshillit bashkiak nr. 86, datë 31.08.2020, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative nr. 1,4, 5, Rrashbull, Sukth, Katund i Ri, Ishëm, bashkisë Durrës, që do të përfitojnë nga programi i procesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”.

Për miratimin për dhënien e autorizimit për nënshkrimin e aktmarrëveshjes së financimit ndërmjet sipërmarrësit “Dule” shpk dhe përfituesit bashkia Durrës, për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore Shkallnur, njësia administrative Rrashbull, bashkia Durrës.

Për dhënien në përdorim, pa kundërshpërblim, qendrës për zhvillim komunitar “Sot për të Ardhmen”, të ambjentit me sipërfaqe të përgjithshme 169.5 m2 , ku sipërfaqe ndërtimi 155 m2 dhe sipërfaqe funksionale 14.5 m2 , e ndodhur në katin e parë të banesave sociale, me nr. pas. 5/270, zk 8513, lagjja nr. 17, rruga “Dalip Peza”, pronë e bashkisë Durrës, për një afat kohor 5 (pesë) vjet.

Për miratimin e listës emërore të familjeve që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e bonusit të strehimit, që do të akordohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në favor të bashkisë Durrës për subvencionimin e qirasë për vitin 2024.

Për miratimin e disa shtesave në vkb-në nr. 196 datë 22.12.2023 “për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2023-2024”.

Për miratimin e listës emërore të familjeve përfituese të programit të kredisë së lehtësuar për strehim me 3% interes për vitin 2024.

Për miratimin e familjes spaho, si subjekt përfitues nga programi i proçesit të rindërtimit në njësinë administrative Sukth, rruga “Ismet Nanushi”, pallati nr.12/2, i dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

Për miratimin e ndryshimit të vendimit të këshillit bashkiak nr.61, datë 28.02.2023, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit në njësinë administrative Sukth, objektet e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar.

Për miratimin e ndreqjes së gabimit me karakter material në pasqyrën nr.4, të vendimit të këshillit bashkiak nr. 195 , datë 22.12.2023, “për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2024 – 2026 dhe detajimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2024”.

Për rialokimin e fondeve të rindërtimit të pashpenzuara në vitin 2023, që do të trashëgohen në vitin 2024.

Për miratimin për dhënien në përdorim, pa kundërshpërblim, zyrës vendore të arsimit parauniversitar Durrës, të godinës dy katëshe me sipërfaqe të përgjithshme 362.7 m2 , ku sipërfaqe e ndërtimit kati përdhe 196.5 m2 dhe sipërfaqe funksionale dhe e lirë 166.2 m2 , e ndodhur në lagjen nr. 16, rruga “mbreti Gent”.