Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar mbledhjen e rradhës. Në këtë mbledhje ku mori pjesë kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako u miratuan të gjitha vendimet e rendit të ditës. Po kështu u zgjodh nënkryetare e këshillit bashkiak, znj. Denisa Luarasi në vend të znj. Alneida Rroshi. Në fund të mbledhjes u raportua lidhur me parandalimin e dhunёs me bazё gjinore si dhe për auditimin e brendshëm të ndërmarrjeve në varësi të bashkisë për vitin 2023. Ja vendimet e miratuara:
Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi i të ardhurave të bashkisë Durrës, për muajin prill 2024.
Për miratimin e raportit mbi monitorimin e zbatimit të buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2023.
Për miratimin e përdorimit të fondeve të trashëguara nga viti 2023.
Për korrigjim gabimi material në vendimin nr. 160, datë 18.10.2023 të këshillit bashkiak Durrës “për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 71, datë 20.07.2020, përsa i përket z. Altin Xhafa, nr. 36, datë 09.05.2022 përsa i përket z.Petrit Hajro, nr. 32, datë 26.03.2021, përsa i përket z. Lirim Ibrahimi, nr. 67, datë 17.03.2023, përsa i përket z. Qani Xhabli dhe z. Xhevahir Xhabli, nr. 37, datë 09.05.2022 përsa i përket z. Pandeli Shtëmbari, z. Thoma Shtëmbari, znj. Violeta Shtëmbari dhe znj. Adriana Shtëmbari, nr. 77, datë 28.06.2021 përsa i përket z. Rustem Gjergji”.
Për miratimin e disa ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 104, datë 30.03.2023 përsa i përket znj. Shqipe Daja, nr.99, datë 30.03.2023 përsa i përket z. Alfred Dylaver Berisha, nr.61, datë 28.02.2023 përsa i përket znj. Syle Durmishi, znj.Qëndrime Durmishi, z. Fabrinio Durmishi, znj. Alesia Durmishi, z. Agim Durmishi dhe z. Mersin Durmishi, nr. 109, datë 19.10.2022 përsa i përket znj. Suzana Hakani, z. Buljan Hakani, z.Shuster Hakani dhe z. Mirsel Hakani.
Për miratimin e vlerës mesatare të qirasë së apartamenteve të banimit për efekt të subvencionimit të qirasë për kategoritë, që gëzojnë përparësi në subvencionimin e qirasë në tregun e lirë.
Për miratimin e listës emërore të familjeve që përmbushin kriteret ligjore për përfitimin e grantit të menjëhershëm, që do të akordohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në favor të bashkisë Durrës për familjet që përfitojnë ulje të vlerës së kontratës për vitin 2024.
Për miratimin e një ndryshim në vkb-në nr. 196, datë 22.12.2023 “për miratimin e listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar, që plotësojnë kriteret ligjore për përfitimin e bursave dhe pagesave për vitin shkollor 2023-2024”, i ndryshuar.
Për miratimin e “planit të përmirësimit të shërbimit në arsimin parashkollor në bashkinë Durrës për vitet 2024-2026”.
Për miratimin e planit të masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyje dhe kullota të bashkisë Durrës për vitin 2024.
Për një shtesë në vkb-në nr. 475, datë 23.12.2017 “për miratimin e sistemit të ri të adresave të bashkisë Durrës”, i ndryshuar.
Për një shtesë në vendimin e këshillit bashkiak nr.3, datë 6.02.2024 “për miratimin e hartës së përgjithshme të plazheve të lejuara ku do të ushtrohet veprimtaria si stacion plazhi, plazhet publike për vitin 2024 si dhe plotësimin e saj me elementët e nevojshëm lidhur me standartet e kërkuara nga aktet ligjore në fuqi”.
Për ndryshimin e vendimit nr. 32, datë 26.03.2021, “për miratimin e listës së përfituesve nga programi i procesit të rindërtimit për 4 banesa kolektive, l. 17, rruga “Lura”, pallatet nr. 1&3, dhe rruga “Ahmet Dakli”, pallatet nr. 15&23, të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019”, i ndryshuar, përsa i përket znj. Miriana Shkodra”.
Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimet e këshillit bashkiak nr. 67, datë 14.07.2020 përsa i përket z. Astrit Gjergji, znj. Flora Gjergji, z. Dornard Gjergji, znj. Oslana Gjergji, z. Fatmir Gjergji, znj. Myzejene Gjergji, znj. Rossella Gjergji dhe znj. Kiara Gjergji, nr. 72, datë 20.07.2020 përsa i përket z. Besim Berberi, nr. 32, datë 26.03.2021 përsa i përket z. Xhevdet Qerimi dhe Myzejen Qerimi, nr. 93, datë 26.07.2021 përsa i përket z.Andi Alliu, Igli Alliu, Besmira Alliu dhe Jeme Alliu, nr. 118, datë 27.10.2022 përsa i përket z. Mentor Zene dhe Rezarta Magani.
Për miratimin e kërkesës për transferimin në pronësi të bashkisë Durrës, për njësinë administrative Katundi i Ri, të pasurisë me nr. 101/2, e llojit truall, me sipërfaqe 1664 m2 , me vendodhje në zonën kadastrale 3541.
Për miratimin e kërkesës për transferimin përfundimtar dhe përditësimin e të dhënave, të pronës me nr. 4, të listës së transferimit, miratuar me vkm nr.538, datë 07.8.2012, me emërtimin “truall”, me nr. pas.10/34, zk 2590, Kuçok, Manëz në funksion të ndërtimit të shkollës së mesme Kuçok, Manëz.
Për miratimin e kërkesës për disa ndryshime në vendimin nr. 536, datë 1.5.2008, të këshillit të ministrave “për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të bashkisë Durrës të qarkut të Durrësit”, të ndryshuar.
Për miratimin e një ndryshimi në vkb nr.123, datë 13.07.2023 “për miratimin e komisioneve të përhershëm të këshillit bashkiak dhe përbërjen e tyre”.
Raportim mbi “parandalimin e dhunёs me bazё gjinore” .
Raport mbi auditimin e brendshëm të ndërmarrjeve në varësi të bashkisë për vitin 2023.
May 21, 2024