Bashkia Durrës ka shpallur konsultimin publik për Planin e Arsimit Parauniversitar 2026-2028,, duke ftuar qytetarët, shoqërinë civile, përfaqësues të biznesit, medias dhe grupet e margjinalizuara, etj., të kontribuojnë me sugjerime dhe rekomandime. Konsultimi do të zhvillohet online nga data 1 Gusht deri më 20 Gusht 2025, me qëllim përfshirjen aktive të komunitetit në hartimin e planit. Të gjitha komentet do të shqyrtohen nga Këshilli Bashkiak, i cili do të ndërmarrë hapat për përfshirjen e tyre në dokumentin përfundimtar, duke garantuar transparencë, pjesëmarrje dhe përputhshmëri me nevojat reale të qytetarëve. Për më shumë informacion rreth kontakteve, lutemi referohuni në dokumentin me titull “Njoftim për konsultim për Planin Arsimor Parauniversitar”.

Njoftim per konsultim Planit Parauniverstar 2026-2028 Durres

2. P.v. Per planin e permiresimit te arsimit

2.1. Relacion Plani Arsimit Parauniversitar 2026-2028

2.2. Plani i Arsimit Parauniversitar Viti 2026-2028 Bashkia Durres